Bota

‘Filtri i Madh’/ Elon Musk kërkon vendosje të shpejtë në Mars, para se njerëzimi të zhduket: SpaceX do të ulë anijet

26 Maj 2021, 09:52 Nga DOSJA
‘Filtri i Madh’/ Elon Musk kërkon vendosje të shpejtë

SHBA-Elon Musk, pronari miliarder i grupit hapësinor SpaceX dhe kompanisë Tesla, ka paralajmëruar se njerëzimi duhet të nisë sa më shpejt kolonizimin e planetit Mars për t’iu shmangur paradoskit të “Filtrit të Madh”, kur e gjithë jeta , do të zhduket nga toka.

Sipas mediave, ai thotë se njerëzit duhet të vendosen në Mars si një nga mënyrat e pakta për të bërë specien tonë të mbijetojë në terma afatgjatë dhe se aftësia për të jetuar në planete të tjerë është thelbësore për t’u mbrojtjur nga zhdukja e jetës në Tokë.

“Filtri i Madh” të cilit Musk i referohet, eshte idea e Enrico Fermi, sipas së cilës prej masës dhe moshës së universit, me shumë gjasa ka ekzistencë aliene më të avancuar se e jona.

Shkencëtarët argumentojnë se ne nuk kemi takuar ende jetë më të avancuar, pasi kur një civilizim arrin një masë të caktuar, përfundon duke zhdukur veten e tij me anë të katastrofave natyrore ose luftërave. Prandaj Musk thotë se zgjidhja e vetme është udhëtimi drejt planetevë të tjerë me anijet e tij.

49-vjeçari shkruante në rrjetet sociale: “SpaceX do të jetë duke ulur anijet e saj me njerëz në Mars para vitit 2030. Besoj se arritja në Mars nuk është çështja themelore. Kryesorja është ndërtimi i bazës njerëzore atje, i qytetit njerëzor të vetëmjaftueshëm në Mars”

“Është shumë i vështirë e i rrezikshëm, nuk është për ata me zemër të dobët. Ka shumë shanse të vdesësh, por është shumë e lavdishme kur ia arrin. Vetëm tani, 4.5 miliardë vjet pas krijimit të tokës, (udhëtimi drejt Mars) është i mundshëm. Sesa kohë do të qëndrojë hapur kjo dritare kohore për të arritur Marsin, nuk është e qartë, ndoshta për gjatë, ndoshta jo. Ja përse ne duhet të veprojmë tani,” shkroi Musk në fundjavë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota elon musk mars elon musk mars

Sondazh

Poll