Bota

Arrestimi i gazetarit në Bjellorusi, del mesazhi i fundit i Protasevich, nëna: Shpëtoni djalin tim. Lukashenko: Morëm parala

26 Maj 2021, 08:47 Nga DOSJA
Arrestimi i gazetarit në Bjellorusi, del mesazhi i fundit i Protasevich,

BJELLORUSI- Roman Protasevich është gazetari që u arrestua disa ditë më parë në Minsk me urdhër të Presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko. Ai po fluturonte nga Athina në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë, kur avioni me të brenda u detyrua të bënte ulje në Minsk. Së bashku me gazetarin dhe të fejuarën e tij u ndaluan edhe tre persona të tjerë, nga të cilët një ishte grek me shtetësi të dyfishtë dhe dy bjellorusë, (Alexander Stampredova, Sergei Kulakov dhe Iason Zisis) të cilët mendohet se ishin agjentë të KGB-së (Komiteti i Sigurimit të Shtetit).

Ndërkohë që ditën e djeshme, vetë gazetari foli për televizionin kombëtar bjellorus, ku pranoi akuzat për organizimin e protestave si dhe tha se do të bashkëpunojë me autoritetet vendase. Ai gjithashtu tha se në Bjellorusi nuk ishte keqtrajtuar si dhe autoritetet kishin respektuar ligjin. Ndërkohë që ditën e sotme familjarët e gazetarit u kanë bërë thirrje organeve ndërkombëtare që të bëjnë dicka për të shpëtuar Protasevich. Ndërsa ditën e sotme, Lukashenko është i është përgjigjur sanksioneve të vendosura nga BE, për “rrëmbimin” e avionit dhe arrestimin e gazetarit. Ai ka thënë se veproi me përgjegjshmëri, pas lajmërimit të marr për bomb në bord, dhe se nuk kishte dijeni fare që gazetari ndodhej në atë avion. 

Kush eshte ai?

Gazetari 26-vjeçar punoi për shërbimin online të lajmeve me bazë në Poloni, NEXTA, e cila transmetoi pamjet e protestave në Bjellorusi kundër Presidentit Lukashenko vitin e kaluar. Ata përdorën aplikacionin e mesazheve Telegram për të transmetuar në një kohë kur ishte e vështirë për mediat e huaja të raportonin lajme të dorës së parë nga ish-shteti Sovjetik.

Reagimet ndërkombëtare për arrestimin:

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është shprehur se për Bjellorusinë dhe Presidentin Lukashenko do të merren sanksione. Nga ana tjetër, Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken ka kërkuar hetim ndërkombëtar, si dhe e ka konsideruar këtë si një veprim të pacipë. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka deklaruar se BE-ja do të marrë parasysh të gjitha pasojat e këtij veprimi nga ana e Lukashenkos. Ndërkohë që Presidenti i Litaunisë, Gitanas Nauseda është shprehur se arrestimi i gazetarit është një akt terrorist dhe se Bjellorusia duhet që të sanksionohet. Arrestimin e gazetarit gjithashtu e ka dënuar Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili u ka bërë thirrje autoriteteve që të lirojnë të ndaluarin dhe të garantojnë të drejtat e tij. Ndërkohë që pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Evropian, u vendosën sanksione kundër Bjellorusisë, duke e ndaluar atë që të përdorin hapsirën evropiane(Bjellorusia nuk lejohet që të kryej aktivitete në vendet e Bashkimit Evropian)

Pse akuzohet gazetari?

Gazetari bjellorus është një nga themeluesit e medias opozitare NEXTA, që është bërë një nga burimet kryesore të lajmeve për protestat në Bjellorusi. Gazetari ndihmoi në koordinimin e protestave dhe konsiderohet kundërshtar i qeverisë së vendit pasi ka mbuluar përgjatë gjithë vitit 2020 demonstratat anti-qeveritare. KGB e ka futur atë në listën e terroristëve. Nga Bjellorusia, Protasevich përballet me akuza ekstremizmi, duke përfshirë organizimin e trazirave masive dhe nxitjen e urrejtjes shoqërore, lidhur me protestat në fund të vitit të kaluar. Ai i mohon këto akuza por mund të përballet me 15 vjet burg nëse dënohet.

Por çfarë ndodhi disa ditë më parë?

Avioni, në të cilin po udhëtonte gazetari, Roman Protasevich u detyrua të bënte një ndërrim të detyrueshëm të kursit në të cilin ishte nisur fillimisht. Pasi u ul në Minsk, autoritetet bjelloruse arrestuan gazetarin, i cili akuzohet se ka marrë pjesë në protestat në Bjellorusi si dhe ka qenë organizatori i tyre.

Po protestat kur ndodhën?

Vitin e kaluar në Bjellorusi shpërthyen demonstratat kundër regjimit Lukashenko, i cili ndodhet në pushtet që nga viti 1994. Presidenti nxorri ushtrinë për të shtypur demonstruesit. Që nga gushti i kaluar rreth 35,000 njerëz janë arrestuar, ndërsa dhjetra janë dënuar me burg. Nga ana tjetër autoritetet kanë hapur më shumë se 1.000 çështje penale.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arrestohet roman protasevich roman protasevich arrestohet roman protasevich roman protasevich

Sondazh

Poll