Bota

Grabitet deputeti Mërgim Lushtaku, hajdutët i futen në shtëpi gjatë natës, i marrin para, florinj dhe armë

26 Maj 2021, 09:24 Nga DOSJA
Grabitet deputeti Mërgim Lushtaku, hajdutët i futen në

KOSOVË- Depiteti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka rënë pre e vjedhjes. Mbrëmjen e kaluar disa persona i kanë hyrë në shtëpi, Lushtakut, dhe i kanë marrë 5 mijë euro, disa stoli ari si dhe një armë me dy karikatorë dhe 30 fishekë.   

Policia në njoftimin e saj shkruan se ngjarja ka ndodhur rreth orën 20:00 të mbrëmjes së kaluar dhe se aktualisht po merret me zbardhjen e ngjarjes.

“Mbrëmë rreth orës 20:00 është raportuar për një vjedhje të rëndë të ndodhur në Llapnasellë, me ç’rast dyshohet që nga një shtëpi të jenë vjedhur stoli ari në vlerë të konsiderueshme si dhe një armë zjarri (pistoletë) për të cilën pronari i saj ka poseduar lejen përkatëse. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin me qëllim zbardhjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora grabitet mërgim lushtaku mërgim lushtaku grabitet mërgim lushtaku mërgim lushtaku

Sondazh

Poll