Bota

“Për të shmangur ndalesat bllokuan frenat”/ Arrestohen 3 persona përgjegjës për prishjen e teleferikut në Itali (Emrat

26 Maj 2021, 09:09 Nga DOSJA
“Për të shmangur ndalesat bllokuan frenat”/ Arrestohen 3

ITALI-Tre persona janë arrestuar pas aksidentit të rëndë me teleferik në Itali mbrëmjen e djeshme ku mes të arrestuarve janë edhe shefi dhe inxhinieri i kompanisë Ferrovie del Mottarone, që operonte teleferikun.

Sipas mediave po hetohet pasi tragjedia mund të jetë kryer për shkak të neglizhencës. Për këtë gjë ka folur oficeri i Arma i cili ka thënë se edhe më para kishte keqfunksionim të teleferikut por ata nuk e kanë zgjidhur propblemin plotësisht vetëm pjesërisht.

“Kishte keqfunksionime në teleferik, u thirr mirëmbajtja, e cila nuk e zgjidhi problemin, ose le të themi se e zgjidhi vetëm pjesërisht atë. Për të shmangur ndërprerjet e mëtejshme në shërbim, ata zgjodhën të largoheshin nga “piruni”, i cili parandalon lëvizjen e frenave emergjente për të hyrë në veprim“-tha ai.

Emrat e të arrestuarve janë Luigi Nerini, 56 vjeç nga Baveno (Verbania) pronar i Ferrovie del Mottarone, drejtori i biznesit Enrico Perocchio dhe shefi i shërbimit Gabriele Tadini të tre personat e ndaluar për aksidentin në Mottarone teleferik në të cilin vdiqën 14 persona. Në fund të marrjes në pyetje të gjatë në kazermat e Karabinierëve në Stresë (Verbania), të tre u dërguan në burgun Verbania.

Prokurorja Olimpia Bossi tha: “Fotot tregojnë se kishte një ndërhyrje në sistemin e frenave të emergjencës. Piruni metalik që bllokon frenat ishte i fiksuar. Hetimi deri më tani ka treguar se kjo është bërë për të parandaluar ndërprerjet e përsëritura në teleferik. Për të eliminuar këto probleme, operatorët, me dijeninë e plotë të shefave, nuk e hoqën pirunin metalik. Kështu që kur u prish kablloja, sistemi i frenave të emergjencës nuk funksionoi”.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota itali rrezohet teleferiku ne itali itali rrezohet teleferiku ne itali

Sondazh

Poll