Bota

Gazetari i arrestuar nga Lukashenko, nëna e tij i bën thirrje ndërkombëtarëve: Shpëtoni djalin tim 

26 Maj 2021, 09:53 Nga DOSJA
Gazetari i arrestuar nga Lukashenko, nëna e tij i bën thirrje

BJELLORUSI- Familjarët e gazetarit Roman Protasevich, kanë ngritur shqetësimin e tyre mbi sigurinë e tij dhe të dashurës së tij Sofia Sapega , të arrestuar nga Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko. BBC shkruan se nëna e tij, Natalia Protasevich u ka bërë thirrje bashkësive ndërkombëtare që t’i shpëtojnë ata, Ai gjithashtu tha se ata e kanë dhunuar atë dhe se i kanë bërë presion që të gënjej që nuk është dhunuar.

“Unë po i bëj thirrje gjithë bashkësisë ndërkombëtare për ta shpëtuar atë. Unë e di se si duket fëmija im, unë i njoh tiparet e fytyrës së tij. Dhe ajo që ata e kanë detyruar të thotë, se ai nuk ka pasur ndonjë dhunë ndaj tij, është një gënjeshtër totale.” Wshtë thënë prej tij vetëm nën presionin, “ tha Natalia Protasevich.

Por çfarë ndodhi disa ditë më parë?

Avioni, në të cilin po udhëtonte gazetari, Roman Protasevich u detyrua të bënte një ndërrim të detyrueshëm të kursit në të cilin ishte nisur fillimisht. Pasi u ul në Minsk, autoritetet bjelloruse arrestuan gazetarin, i cili akuzohet se ka marrë pjesë në protestat në Bjellorusi si dhe ka qenë organizatori i tyre.

LAJMI KRYESOR: Arrestimi i gazetarit nga Lukashenko, Protasevich zbriti me tre persona të tjerë nga avioni, familjarët në ankth, nëna: Shpëtoni djalin tim

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arrestohet roman protasevich natalia protasevich roman protasevich arrestohet roman protasevich natalia protasevich roman protasevich

Sondazh

Poll