Bota

Një tjetër atentat në Meksikë, kartelet e drogës ekzekutojnë drejtorin e policisë në Sinaloa

26 Maj 2021, 09:12 Nga DOSJA
Një tjetër atentat në Meksikë, kartelet e drogës

SINALOA Drejtori i Policisë në Sinaloa u gjet ditën e djeshme i vrarë në makinën e tij. Aljazeera shkruan se kartelet e drogës morën peng Joel Ernesto Soto dhe më pas e vranë atë duke e lënë brenda në makinë trupin e tij të mbushur me plumba në një autostradë  pranë kryeqytetit Culiacan.

Lajmin për vdekjen e drejtorit të policisë e bëri të ditur, Sekretari i Sigurisë Publike të Shtetit, Cristobal Castaneda, i cili tha se Soto ra pre e një sulmi frikacak, si dhe ngushëlloi familjarët për humbjen e të afërmit të tyre.

“Në një sulm frikacak, këtë mëngjes, për fat të keq, drejtori i policisë së shtetit, Joel Ernesto Soto, humbi jetën. Ngjarjet ndodhën në autostradën Los Mochis-Culiacan. Ngushëllimet tona i drejtohen familjes dhe njerëzve të Sinaloa që kanë humbur një njeri të madh”, tha ai.

Në shtetin e Sinaloa-s, kjo nuk është hera e parë që policia apo autoritete të tjera bien pre e sulemeve të karteleve të drogës.   

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota cristobal castaneda joel ernesto soto vritet drejtori i policise ne sinaloa cristobal castaneda joel ernesto soto vritet drejtori i policise ne sinaloa

Sondazh

Poll