Bota

Arrestimi i gazetarit nga Lukashenko, dalin detaje të reja mbi 3 personat që zbritën nga avioni së bashku me Protasevich, bi

26 Maj 2021, 10:22 Nga DOSJA
Arrestimi i gazetarit nga Lukashenko, dalin detaje të reja mbi 3 personat

BJELLOUSI- Teoria se tre personat Alexander Stampredova, Sergei Kulakov dhe Iason Zisis, që zbritën në Bjellorusi, së bashku me gazetarin e arrestuar Roman Protasevich dhe të dashurën e tij, janë agjentë të KGB-së (Komiteti i Sigurimit të Shtetit) ka rënë. Newsbomb.gr shkruan se të tre personat nuk kanë qenë asnjëherë në radarin e autoriteteve, për gjera të tilla. 

Sipas mediave shtetasi grek Jason Zisis, deri në “rrëmbimin” e gazetarit, ai ishte plotësisht i panjohur për shërbimet e sigurisë. Burime kompetente vërejnë se nuk ka prova ose indikacione për të hedhur poshtë gjithçka që ai ka deklaruar në media. 

Personi i dytë që mbeti në Bjellorusi, Alexander Stampredova dhe nuk e vazhdoi udhëtimin në Lituani mesohet se në Greqi ishte për shkak të gruas së tij që rrinte në Athinë. Autoritetet thonë se “ajo kishte aktivitete në Greqi dhe asgjë e dyshimtë nuk u gjet rreth lëvizjeve të saj”.

Ndwrsa personi i tretë që zbriti nw Bjellorusi ishte Sergei Kulakov. Gjithashtu sipas mediave, ai nuk ishte i përfshirë në ndonjë aktivitet të dyshimtë.

Por çfarë ndodhi disa ditë më parë?

Avioni, në të cilin po udhëtonte gazetari, Roman Protasevich u detyrua të bënte një ndërrim të detyrueshëm të kursit në të cilin ishte nisur fillimisht. Pasi u ul në Minsk, autoritetet bjelloruse arrestuan gazetarin, i cili akuzohet se ka marrë pjesë në protestat në Bjellorusi si dhe ka qenë organizatori i tyre.

LAJMI KRYESOR: Arrestimi i gazetarit nga Lukashenko, Protasevich zbriti me tre persona të tjerë nga avioni, familjarët në ankth, nëna: Shpëtoni djalin tim

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota alexander stampredova arrestohet roman protasevich iason zisis roman protasevich sergei kulakov alexander stampredova arrestohet roman protasevich iason zisis roman protasevich sergei kulakov

Sondazh

Poll