Bota

“E komplimentova që ti rrisja moralin”/ Lihet i lirë mësuesi 48-vjeçar që akuzohej për ngacmim të të miturave në Gr

26 Maj 2021, 08:43 Nga DOSJA
“E komplimentova që ti rrisja moralin”/ Lihet i lirë

GREQI-Pas skandalit të djeshëm në Greqi ku një mësues 48-vjeçar akuzohej për ngacmim seksual të së miturave, ai u la i lirë pasditen e djeshme si dhe dha një deklaratë në lidhje me akuzat për të cilat ai dyshohej.

Siaps mediave, ai pretendon se ia ka dërguar mesazhet nxënëses së tij pa synuar ta ngacmonte atë por për ti rritur moralin pasi vajza i ishte ankuar rreth një nxënësi tjetër për të cilin kishte ndjenja dhe mësuesi i kishte thënë që ajo është e bukur për ti rritur moralin në mënyrë që ajo te mos ndihej keq.

“Unë iu përgjigja mesazheve të nxënëses, sepse vajza u ankua për një djalë për të cilin kishte ndjenja. E komplimentova sepse doja t’i rritja moralin në një farë mënyre. Nuk doja të ngacmoja asnjë vajzë. Unë ju kërkoj falje atyre dhe familjeve të tyre,”-tha mësuesi

Autoritetet, megjithatë, do të vazhdojnë hetimet për të përcaktuar nëse ai kishte dërguar mesazhe të qarta seksuale nxënësve të tjerë (përveç tre) në të kaluarën. Arrestimi i tij nga Drejtoria e Sigurisë së të Miturve në Atikë u bë e njohur nga prindërit, nxënësit dhe mësuesit.

48-vjeçari u lirua dje me kushtet kufizuese të ndalimit të largimit nga vendi, paraqitjen dy herë në muaj në gjykate, ndalimin ti afrohet tre nxënësve në një distancë prej më pak se 500 metra dhe pagesën e një garanci prej 5,000 euro. Ai akuzohet për dy shkelje: Abuzimi me të miturit që i është besuar kryesit të veprës për të mbikëqyrur ose mbrojtur me radhë dhe vazhdimisht, duke cenuar dinjitetin seksual përmes internetit, teknologjisë së informacionit ose teknologjive të tjera të të miturve nën 15 vjeç.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni greqi ngacmime seksuale ne greqi ngacmime seksuale ne shkolla greqi ngacmime seksuale ne greqi ngacmime seksuale ne shkolla

Sondazh

Poll