Rikthehen dasmat?! Silva Bino sugjeron: Të hiqen maskat në publik
26 Maj 2021, 08:13Nga DOSJA
TIRANË– Silva Bino, Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, e ftuar në emisonin “Log” në ABC News ka folur rreth situatës pandemike në vend duke sjellë sinjale pozitive lidhur me situatën në vijim. Bino tha se sugjeronte që maskat mos të liheshin me detyrim në ambjentet e hapura vetëm në ato të mbyllura si qendra tregtare apo markete.
Ndërsa, e pyetur se çfarë do të ndodhë me dasmat këtë verë, ajo tha se ato mund të organizohen, por jo me grumbullime të mëdha si zakonisht. Mirë do ishte që numri të jetë i reduktuar, më pak se 100 persona.
“Do sugjeroja, personalisht që mbajtja e maskave në publik të mos mbahet më. Por mbajtja e maskave në ambiente të mbyllur, duhet të mbajnë të gjithë maska. Në markete, në qendra tregtare. Në vende ku ka grumbullime njerëzish duhen mbajtur.Ka njerëz që edhe pse e kanë kaluar, nuk kanë krijuar imunitet dhe mund të riinfektohen. Mund të kemi mutantë. Përderisa e kemi mes nesh, Covidi është sëmundje e re, nuk mjafton një vit për ta njohur. Ne duhet të jemi sa më të kujdesshëm, kjo do të vlerësohet pastaj në bazë të studimeve, për të parë edhe impaktin e vaksinave.” tha Bino.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Dy persona janë vënë në pranga dhe pesë të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë zhvatur qindra miliona lekë përmes vjedhjeve të kart...
TIRANË– Forcat ushtarake amerikane, të cilat janë vendosur në Shqipëri për stërvitjen ‘Defender 2021’, kannë shkuar përtej misionit të tyre. Ata kanë bërë ...
MAT– Një person është vënë në prana, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Mësohet se në pranga ësh...
BRITANI-Pas ngjarjes së 7 korrikut të 2019 ku një shqiptar me emrin Jeton Krasniqi la të vdekur një berber duke e qëlluar me armë zjarri, 27 vjeçari ësht...
LEZHË– Lina Guri, administratorja në zyrat e Shëkollit që u grabitën gjatë natës së kaluar ka treguar se në çfarë gjendje e gjetën ambientin sot në ...
TIRANË– Shkrimtarja Rita Petro është shprehur e emocionuar për faktin që një vajzë protestoi nudo në sheshin “Skënderbej”, pas përdhunimit të 15-vje&...
SPANJË– Nëntë persona, pjesë e dy grupeve kriminale janë vënë në pranga pasi akuzohen për shpërndarje dhe shitje të lëndëve narkotike. Ngjarja mësohet të k...
TIRANË– Ditën e sotme ka nisur vaksinimi anti-COVID i punonjësve të transportit publik në të gjithë vendin. Në total janë 14 mijë punonjës të transportit ...