Aktualitet

Nis vaksinimi anti-COVID i operatorëve të transportit publik, 14 mijë punonjës marrin dozën SputnikV, Rama: Do të kemi sez

26 Maj 2021, 06:58 Nga DOSJA
Nis vaksinimi anti-COVID i operatorëve të transportit publik, 14

TIRANË– Ditën e sotme ka nisur vaksinimi anti-COVID i punonjësve të transportit publik në të gjithë vendin.  Në total janë 14 mijë punonjës të transportit publik të cilët do të vaksinohen me dozën ruse SputnikV. Pas tyre, në ditët ne vijim do të vaksinohen punonjësit e transportit ndërqytetas, pasi transporti është ndër sektorët më të prekur prej pandemisë, për shkak të kohës së gjatë të pezullimit të aktivitetit, e kushtëzuar nga karantina dhe ora policore.

Gjatë nisjes së procesit të vaksinimit paraditen e sotme, ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, të cilët thanë se po lehtësohet situata epidemiologjike në vendin tonë. Në fjalën e tij nga sheshi ‘Skënderbej’, Rama tha se nesër do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për lehtësimin e mëtejshëm të masave anti-COVID. Sipas Ramës, ky sezon turistik do jetë më i lehtësuar sa i përket masave, krahasuar me sezonin e vitit të kaluar.

Jemi në një situatë optimale në raport me strategjinë dhe planin e veprimit por është shumë e rëndësishme të mos të harrojmë  se kemi parashikueshmëri të plotë lidhur me rrugën drejt daljes përfundimtare nga ky tunel, duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm. Nesër komiteti do të dalë me planin e ri me lehtësim të mëtejshëm të masa. Ambicia jonë për të pasur një lehtësim të masave më shumë se vitin e kaluar”, tha Rama.

Që prej fillimit të fushatës së vaksinimit, në vendin tonë janë vaksinuar 736.365 persona. Deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur në total më shumë se 847 mijë doza të vaksinës kundër COVID. Sipas qeverisë, vendi ynë kap 1 mln vaksinime brenda qershorit. 

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama sezoni turistik vaksinohen punonjesit e transportit edi rama sezoni turistik vaksinohen punonjesit e transportit

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Maj 2021, 06:34

TIRANË– Përdhunimi i adoleshentes në Rrëshen ka sjellë dhe reagimin e ashpër të pastorit Akil Pano. I ftuar në “Open”, Pano tha se kjo është një ngjarje e ...

Aktualitet 26 Maj 2021, 06:25

Digjet makina e efektivit të policisë në Kavajë

KAVAJË– Makina e një efektivi policie ka marrë flakë dhe është djegur. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në qytetin e Kavajës, gjatë orëve të natës së kaluar. ...