EMRI/ Kultivim droge në Mat, arrestohet 30-vjeçari, shpallen në kërkim tre persona të tjerë
26 Maj 2021, 08:04Nga DOSJA
MAT– Një person është vënë në prana, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Mësohet se në pranga është vënë Jetmir Kolaveri, ndërsa në kërkim janë shpallur tre personat me inicialet D. K.; A. N.; dhe I. B..
Të katër këta perosna akuzohen se dëshironin të mbillnin kanabis në një zonë të pyllëzuar në territorin e Bashkisë Mat.
Njoftimi i policisë Mat. Vijon kontrolli masiv i territorit nga shërbimet e Policisë, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Bie në prangat e Policisë 1 shtetas, shpallen në kërkim 3 të tjerë. Sekuestrohen disa fidanë canabis sativa.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat u arrestua në flagrancë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit J. K., 30 vjeç, banues në Krujë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në tentativë duke kultivuar fidanë cannabis sativa, në një zonë të pyllzuar në territorin e Bashkisë Mat. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se janë të përfshirë në këtë aktivitet të kundraligjshëm dhe tre shtetas të tjerë, dhe konkretisht shtetasit D. K., A. N., I. B., të cilët janë shpallur në kërkim e vijon intensivisht puna për kapjen e tyre. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprime të mëtejshme.
(f.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BRITANI-Pas ngjarjes së 7 korrikut të 2019 ku një shqiptar me emrin Jeton Krasniqi la të vdekur një berber duke e qëlluar me armë zjarri, 27 vjeçari ësht...
LEZHË– Lina Guri, administratorja në zyrat e Shëkollit që u grabitën gjatë natës së kaluar ka treguar se në çfarë gjendje e gjetën ambientin sot në ...
TIRANË– Shkrimtarja Rita Petro është shprehur e emocionuar për faktin që një vajzë protestoi nudo në sheshin “Skënderbej”, pas përdhunimit të 15-vje&...
SPANJË– Nëntë persona, pjesë e dy grupeve kriminale janë vënë në pranga pasi akuzohen për shpërndarje dhe shitje të lëndëve narkotike. Ngjarja mësohet të k...
TIRANË– Ditën e sotme ka nisur vaksinimi anti-COVID i punonjësve të transportit publik në të gjithë vendin. Në total janë 14 mijë punonjës të transportit ...
LEZHË– Njësia Administrative e Shënkollit në Lezhë ka rënë pre një grabitjeje. Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë orëve të natës dhe është konstatuar mëng...
TIRANË– Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë, të cilët akuzohen për vepra të ndeyshme penale. Policia bën me dije se mes të arrestuarëve janë dy va...
KAVAJË– Një autor i katër vjedhjesh në Kavajë është arrestuar nga flagrancë. Policia bën me dije se 41-vjeçari G.M., ka vjedhur disa pajisje në bane...