Aktualitet

EMRAT/ Zhvatën 330 mln lekë! Arrestohen dy persona që vidhnin kartat e bankës përmes internetit, 5 të tjerë në kërkim.

26 Maj 2021, 08:11 Nga DOSJA
EMRAT/ Zhvatën 330 mln lekë! Arrestohen dy persona që vidhnin

TIRANË– Dy persona janë vënë në pranga dhe pesë të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë zhvatur qindra miliona lekë përmes vjedhjeve të kartave bankare.

Mësohet se dy të arrestuarit, i riu Qirjako Topi, 21 vjeç, dhe bashkëpunëtori i tij, Igen Basha, 18 vjeç, kanë përdorur të dhëna kartash bankare të vjedhura nga shtetas të ndryshëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim për të përfituar financiarisht duke blerë pajisje të telefonisë së lëvizshme.

Ka qenë një nga kompanitë telefonike që ka bërë denoncimin dhe vetëm në këtë kompani rezulton se kanë kryer një dëm prej 330 milionë lekësh. Veprimet hetimore kanë zbuluar se të arrestuarit bashkëpunonin me njerëz nga e gjithë vbota, të cilët janë shpallur në kërkim. Në kërkim janë shpallur: E. H., 21 vjeç, E. Sh., 19 vjeç, Dh. T., 23 vjeç, M. M., 33 vjeç (shtetas i huaj) dhe S. S, 26 vjeç (shtetas i huaj).

Gjithashtu, në kuadër të operacionit “Smartphone” janë sekuestruar laptopë, kompjutera, dokumente, telefona celularë dhe fatura të ndryshme bankare.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet igen basha qirjako topi zhvatja e kompanive online igen basha qirjako topi zhvatja e kompanive online

Sondazh

Poll