Aktualitet

Gjykata shpall fajtor Jeton Krasniqin në Londër, vrau 27 vjeçarin para tre vitesh, shkak ishte një vajzë

26 Maj 2021, 07:41 Nga DOSJA
Gjykata shpall fajtor Jeton Krasniqin në Londër, vrau 27

BRITANI-Pas ngjarjes së 7 korrikut të 2019 ku një shqiptar me emrin Jeton Krasniqi la të vdekur një berber duke e qëlluar me armë zjarri, 27 vjeçari është shpallur fajtor dhe masa e arrestit me burg do ti jepet në vijim.

Sipas mediave vendase, Krasniqi hyri i armatosur në një sallon në Londër dhe vrau berberin. Shkak dyshohet se u bë një vajzë, me të cilin i ndjeri kishte romancë. 27-vjeçari, Jeton Krasniqi, i lindur në Kosovë, qëlloi të paktën katër herë Grineo Dakën, rreth orës 3 të mëngjesit, në 7 korrik 2019.

Daka, po ashtu 27-vjeç, punonte në “Celebrity Barbers në Manor Park”. Edhe shoku i tij 21-vjeçar u qëllua në këmbë përpara se sulmuesi të largohej.

Arma ishte kontrabanduar nga bashkatdhetari i Krasniqit, Liridon Saliuka, 29 vjeç, duke përdorur dy qese plastike dhe kjo u vërtetua më vonë nga ekspertiza. Pas një gjykimi në Old Bailey, Krasniqi u dënua për vrasje dhe plagosje me dashje.

Nga dëshmitë e marra, kuptohet se autori kishte shkuar me qëllim të qartë në vendgjarje dhe krimi ishte i paramenduar: “Ai ishte siguruar që shoku të kishte armë zjarri me vete. Ishte verë dhe ai kishte veshur dorashka, për të mos lënë shenja gishtash. Rreth 50 veta ishin atë natë në klub, ishte fat që nuk u plagosën të tjerë”.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet grineo dak jeton krasniqi grineo dak jeton krasniqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Maj 2021, 06:34

TIRANË– Përdhunimi i adoleshentes në Rrëshen ka sjellë dhe reagimin e ashpër të pastorit Akil Pano. I ftuar në “Open”, Pano tha se kjo është një ngjarje e ...