Aktualitet

Posedonin lëndë narkotike, arrestohet i riu në Durrës, dy të tjerë procedohen në gjendje të lirë

26 Maj 2021, 07:13 Nga DOSJA
Posedonin lëndë narkotike, arrestohet i riu në Durrës, dy

DURRËS– Një 26-vjeçar është arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në Durrës, pasi akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se mbrëmjen e djeshme, në lagjen Nr.15, Durrës gjatë kontrollit personal dhe në banesë të ushtruar këtyre shtetasve iu gjetën doza lënde narkotike e dyshuar e llojit canabis sattiva.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës; Vihet në pranga një shtetas dhe procedohen 2 të tjerë për veprën penale”Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Sekuestrohen doza lënde narkotike cannabis sattiva.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët e Komisariatit të  Policisë Durrës në vijim të kontrolleve të ushtruara për të goditur paligjshmërinë, kanë vënë në pranga 1 shtetas dhe proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi A.H., 26 vjeç,  banues në Durrës si dhe u proçedua në  gjendje të lirë shtetasi K.S., 25 vjeç, banues në Durrës.

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen Nr.15, Durrës gjatë kontrollit personal dhe në banesë të ushtruar shtetasve të mësipërm  iu gjetën doza lënde narkotike e dyshuar e llojit canabis sattiva.

Gjithashtu, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.P., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi në  lagjen Nr.18 Durrës, gjatë kontrollit personal, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet durres lende narkotike durres lende narkotike

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Maj 2021, 06:34

TIRANË– Përdhunimi i adoleshentes në Rrëshen ka sjellë dhe reagimin e ashpër të pastorit Akil Pano. I ftuar në “Open”, Pano tha se kjo është një ngjarje e ...

Aktualitet 26 Maj 2021, 06:25

Digjet makina e efektivit të policisë në Kavajë

KAVAJË– Makina e një efektivi policie ka marrë flakë dhe është djegur. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në qytetin e Kavajës, gjatë orëve të natës së kaluar. ...