Aktualitet

EMRAT/ ‘Shpërthen’ sezoni i kanabisit në Fier, bien në pranga tre persona, njëri i shpallur në kërkim (DETAJE)

26 Maj 2021, 07:19 Nga DOSJA
EMRAT/ ‘Shpërthen’ sezoni i kanabisit në Fier, bien

FIER– Një tjetër rast i tentativës së kultivimit të lëndëve narkotike është goditur në Fier. Xhulio Troka, 27 vjeç dhe  Eduart Yzeiraj, 37 vjeç, janë dy personat e arrestuar nga policia për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, ndërsa ky i fundit ishte shpallur në kërkim. Po ashtu, 21-vjeçari Gentian Yzeiraj është arrestuar pasi gjatë momentit që autorët janë pikasur nga policia, ai ka ndihmuar shtetasin Xhulio Trokën të largohej nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij. Vetëm disa më parë, një kultivues i lëndëve narkotike në Fier, Greseld Shpataraku u përplas me Policinë e Shtetit gjatë kontrollit në parcelën që kishte mbjellë me kanabis dhe ngeli i plagosur. 

Njoftimi i policisë:

Policia godet një tjetër rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Bien në prangat e Policisë 3 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit E. Y., 37 vjeç (i shpallur në kërkim, me masë sigurie “Arrest në burg” të caktuar nga Gjykata për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”) dhe Xh. T., 27 vjeç, të dy banues në Fier, pasi në një banesë të braktisur në fshatin Kreshpan, janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa.

Gjithashtu, për këtë rast u arrestua për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, shtetasi G. Y., 21 vjeç, banues në Kreshpan, i cili gjatë momentit që autorët janë pikasur nga shërbimet e Policisë, ka ndihmuar shtetasin Xh. T. të largohej nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës për prodhim e shitje të lëndës narkotike.

(kle.mu;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet eduart yzeiraj gentian yzeiraj xhulio troka eduart yzeiraj gentian yzeiraj xhulio troka

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Maj 2021, 06:34

TIRANË– Përdhunimi i adoleshentes në Rrëshen ka sjellë dhe reagimin e ashpër të pastorit Akil Pano. I ftuar në “Open”, Pano tha se kjo është një ngjarje e ...

Aktualitet 26 Maj 2021, 06:25

Digjet makina e efektivit të policisë në Kavajë

KAVAJË– Makina e një efektivi policie ka marrë flakë dhe është djegur. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në qytetin e Kavajës, gjatë orëve të natës së kaluar. ...