Aktualitet

Dështon pazari mes bandave! Shqiptarët i ngulin thikën spanjollit në plazh, i rrethon policia, prangosen nëntë persona, me

26 Maj 2021, 07:08 Nga DOSJA
Dështon pazari mes bandave! Shqiptarët i ngulin thikën spanjollit

SPANJË– Nëntë persona, pjesë e dy grupeve kriminale janë vënë në pranga pasi akuzohen për shpërndarje dhe shitje të lëndëve narkotike. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Spanjë, në zonën e plazhit San Juan në Alicante. Policia u njoftua nga banorët e zonës për një përleshje me thika në këtë lloj zone, dhe organizoi një operacion të mirëfilltë.

Çfarë kishte ndodhur në plazh?

Anëtarë të dy grupeve kriminale, njëra e përbërë nga shqiptarë e tjetra nga spanjollë, kishin lënë të takoheshin në këtë zonë për të shkëmbyer lëndë narkotike. Mirëpo pazari nuk shkoi siç duhet dhe dy shqiptarë kanë nxjerrë thikat duke lënë të plagosur një spanjoll, 28 vjeç. I plagosuri është larguar me vrap dhe më pas ka shkuar në spital, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia më pas që ka rrethuar zonën dhe ka vënë në pranga anëtarë të dy grupeve kriminale. Në total ata janë nëntë persona, shtatë burra dhe dy gra të moshave 46 dhe 20 vjeç. Të gjithë anëtarët e të dy grupeve janë të akuzuar për tentativë vrasjeje, trafik droge, anëtarësimi në një grup kriminal, krim kundër administrimit të drejtësisë dhe fshehje.

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 1 mijë e 200 bimë kanabis dhe 2 mijë e 200 euro.

Të arrestuarit janë vendosur në dispozicion të Gjykatave Hetuese të Guardia de Alicate dhe Torrevieja, e cila ka urdhëruar që dy agresorët e dyshuar të vendosen në paraburgim parandalues.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptaret ne spanje sherr mes bandave ne spanje arrestohet shqiptaret ne spanje sherr mes bandave ne spanje

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Maj 2021, 06:34

TIRANË– Përdhunimi i adoleshentes në Rrëshen ka sjellë dhe reagimin e ashpër të pastorit Akil Pano. I ftuar në “Open”, Pano tha se kjo është një ngjarje e ...

Aktualitet 26 Maj 2021, 06:25

Digjet makina e efektivit të policisë në Kavajë

KAVAJË– Makina e një efektivi policie ka marrë flakë dhe është djegur. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në qytetin e Kavajës, gjatë orëve të natës së kaluar. ...