Politike

Berisha është NON-GRATA në SHBA, Yuri Kim e ‘provokon’! Ambasadorja i shkon në vendlindje, ndan foton nga Tropoja: Pa fi

25 Maj 2021, 17:17 Nga DOSJA

TROPOJË– Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, pas vizitës në Kukës ka zgjedhur që të kalojë në Tropojë, aty ku ka bërë disa foto të peisazhit natyror.

Ambasadorja e SHBA-së, ka ndarë në Instagram foton e maleve, duke e shoqëruar me përshkrimin: Bajram Curri, Tropoja, Pa filter.

Ambasadorja ka kaluar disa momente të bukura pikërisht në vendlindjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin SHBA e ka shpallur non-grata, vendim ky që u bë i ditur ditë më parë.

Çfarë ka ndodhur mes Berishës dhe SHBA-së?

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata disa ditë më parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Vetë Berisha e ka konsideruar të pabazë këtë vendim duke kërkuar që SHBA-të të bëjnë publike çdo provë që kanë kundër tij. Berisha bëri të ditur se do të hedhë në gjyq SHBA për këto akuza pasi iu është cënuar dinjiteti.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ambasadorja yuri kim yuri kim ne tropoje ambasadorja yuri kim yuri kim ne tropoje

Sondazh

Poll