Politike

Shqyrtimi për qarkun Durrës/ KAS nuk pranon kërkesën e PD-së për 19 prova të reja

25 Maj 2021, 16:05 Nga DOSJA
Shqyrtimi për qarkun Durrës/ KAS nuk pranon kërkesën e

TIRANË– Komisioni i Ankesave Sanksioneve nuk ka pranuar kërkesën e PD-së për 19 prova të reja sa i përket qarkut të Durrësit. Kjo u tha nga relatori Koli Bele, i cili u shpreh se nuk do të pranohet vendimi për 19 kërkesat.

“KAS në bazë të diskutimeve duke qenë se kemi një rast të ngjashëm. me shumicë vendos të konfirmojë të njëjtin qëndrim që KAS nuk pranon të drejtohet institucioneve për 19 kërkesat për prova të kërkuesit të PD-AN. Kas do tërhiqet për vendim sa i takon finalizimit të kërkesës me vendim të ndërmjetëm”, tha Bele.

Përfaqësuesi i PD-së, Marash Logu u shpreh se 34 persona mund të kenë votuar 71 herë sipas të dhënave PEI në këtë qark.

“4 persona me të njëjtin mjet identifikimi kanë votuar në 8 qendra votimi të ndryshme, 34 persona janë përdorur për identifikimin e 71 zgjedhësve. 34 persona mund të kenë votuar 71 herë, është një provë që kemi pasur mundësi ta diskutojmë edhe me qarqet e tjera, të dhënat do të përdoren nga ana jonë, po ajo që ka rëndësi është informacioni që na është dhënë në dispozicion. Pyetja ime është që a është kryer verifikimi nëse ka pasur ndërprerje dhe ka vijuar me votim manual”, tha Logu.

Përfaqësuesi i LSI-së në KAS, Altin Kaziaj ka kërkuar rinumërim kutish në Durrës.

“ LSI kërkon rinumërim në Durrës. Duke uruar të mos kemi fatin e qarkut Berat. Ju po hapni precedentë të shumë diskutueshëm për të mos thënë të rrezikshme. Sa i takon pjesës së provave mbështesim kërkesën e PD-së”, tha Kaziaj.

VIDEO/ KAS rrëzon kërkesën e PD-AN për Tiranën, s’merret parasysh kërkesa e Abazit, vendoset për ankimimet e Durrësit dhe Shkodrës

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kas 25 maj 2021 kas 25 maj 2021

Sondazh

Poll

Politike 25 Maj 2021, 15:28

BERLIN– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është përplasur me ministrin gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn lidhur me një deklaratë që ky i fundit ka bërë për ...