Politike

Zgjedhjet e 25 prillit/ KAS pranon kërkesën e LSI për rinumërimin e 108 kutive në Durrës, procesi nis nesër në orën 09:

25 Maj 2021, 16:56 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25 prillit/ KAS pranon kërkesën e LSI për

TIRANË– Komisioni i Ankesave Sanksioneve nuk ka pranuar dy kërkesat e PD-së, mirëpo ka pranuar atë të LSI-së për hapjen e 108 kutive të votimit në Durrës. Numërimi i tyre do të bëhet nesër në orën 09:00.

Nisur nga analogjia e këtij rasti me rastin e Beratit dhe dakordësia e palëve, KAS vendos të pranojë kërkesën e LSI-së për rinumërimin e 108 kutive të votimit”, tha Koli Bele, drejtuesi i seancës së sotme.

Kjo ishte një kërkesë që u tha nga përfaqësuesi i LSI-së Altin Kaziaj, i cili tha se partia është me më shumë vota në avantazh.

“Me lejen tuaj po relatoj. Sapo u shprehët për një kërkesë të ngjashme. Ne kemi bërë kërkesë duke vënë në lëvizje, kërkojmë vendimin për miratimin e tabelës përmbledhëse. Kërkojmë si në qarkun e Beratit, rinumërimin dhe rivlerësimin e votave për të gjitha ZAZ-të. E keni këtë kërkesë. Ka 8 fletë kërkesa. Në brendësi keni argumenta për vendimmarrje objektive. Struktura e kësaj kërkese është e njëjtë me qarkun e Beratit. Në bazë të gjetjeve të LSI-së nëpër VNV e kamerave në 300 QV. Numëruesit me qëllim apo jo vinin dorën tek subjekti dhe shpesh herë nuk e mbanin fletën e votimit ashtu siç parashikohet në manualin përkatës. Nga kjo tabelë më konkretisht PS ka 204 vota më tepër, ndërsa LSI 136 vota dizavantazh. Është element shtesë që e përdorim për besueshmërinë e kërkesës tonë ankimore”, tha Altin Kaziaj.

Të gjithë përfaqësuesit e partive politike kanë rënë dakord për rinumërimin e këtyre kutive.

KAS rrëzon kërkesën e PD-AN për Tiranën, s’merret parasysh kërkesa e Abazit, vendoset për ankimimet e Durrësit dhe Shkodrës

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kas 25 maj 2021 kas 25 maj 2021

Sondazh

Poll

Politike 25 Maj 2021, 15:28

BERLIN– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është përplasur me ministrin gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn lidhur me një deklaratë që ky i fundit ka bërë për ...