Politike

LSI kërkon rinumërim të kutive në Durrës, Altin Kaziaj: Jemi vetëm 136 vota në disavantazh

25 Maj 2021, 16:46 Nga DOSJA
LSI kërkon rinumërim të kutive në Durrës, Altin Kaziaj:

TIRANË– Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Altin Kaziaj ka kërkuar hapjen dhe numërimin e 108 kutive të votimit në qarkun e Durrësit. Në fjalën e tij në mbledhjen e sotme të KAS, ai pretendon se LSI është në 136 vota në disavantazh për të marrë një mandat në qark. 

Me lejen tuaj po relatoj. Sapo u shprehët për një kërkesë të ngjashme. Ne kemi bërë kërkesë duke vënë në lëvizje, kërkojmë vendimin për miratimin e tabelës përmbledhëse. Kërkojmë si në qarkun e Beratit, rinumërimin dhe rivlerësimin e votave për të gjitha ZAZ-të. E keni këtë kërkesë. Ka 8 fletë kërkesa. Në brendësi keni argumenta për vendimmarrje objektive. Struktura e kësaj kërkese është e njëjtë me qarkun e Beratit. Në bazë të gjetjeve të LSI-së nëpër VNV e kamerave në 300 QV. Numëruesit me qëllim apo jo vinin dorën tek subjekti dhe shpesh herë nuk e mbanin fletën e votimit ashtu siç parashikohet në manualin përkatës. Nga kjo tabelë më konkretisht PS ka 204 vota më tepër, ndërsa LSI 136 vota dizavantazh. Është element shtesë që e përdorim për besueshmërinë e kërkesës tonë ankimore,”-tha Altin Kaziaj.

LAJMI KRYESOR: KAS rrëzon kërkesën e PD-AN për Tiranën, s’merret parasysh kërkesa e Abazit, vendoset për ankimimet e Durrësit dhe Shkodrës

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kas 25 maj 2021 kas 25 maj 2021

Sondazh

Poll

Politike 25 Maj 2021, 15:28

BERLIN– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është përplasur me ministrin gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn lidhur me një deklaratë që ky i fundit ka bërë për ...