Politike

KAS rrëzon kërkesën e PD-AN për Tiranën, rrëzohet kërkesa e Abazit, rinumërohen 108 kuti në Durrës, LSI: Kemi 136 vota

25 Maj 2021, 08:11 Nga DOSJA
KAS rrëzon kërkesën e PD-AN për Tiranën, rrëzohet

TIRANË- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar sot kërkesën e Partisë Demokratike për provat shtesë për qarkun e Tiranës dhe Durrësit, por ka pranuar rinumërimin e kutive. Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Altin Kaziaj kërkoi rinumërimin e 108 kutive, ku u shpreh i bindur se do të dalin 136 vota që do të çojnë LSI drejt sigurimit të mandatit të parë në qark.

Dakord me kërkesën e LSI-së ka qenë edhe Partia Socialiste, Eridian Salianji u shpreh i bindur se subjekti që ai përfaqëson nuk e rrezikon mandatin e 8, ndaj edhe iu bashkua LSI dhe PD-së për rinumërim. Me dakordësinë e të gjitha palëve, KAS vendosi që rinumërimi të nisë nesër në orën 10:00.

Ndërkohë që pas marrjes së vendimit për qarkun e Durrësit, menjëherë ka nisur dëgjesa me pretendimet e palëve për Shkodrën, ku PD ka denoncuar me emra të gjithë ata që pretendohet se kanë ndërhyrë në procesin zgjedhor, duke shtuar se një rast ishte dëshmuar nga delegacioni i OSBE. Por edhe pse, opozita pretendoi se 13 persona kanë votuar për 34 zgjedhës, sërish ankesa nuk ishte bindëse për anëtarët er KAS që të shpallnin pavlefshmëri në qarkun më të madh të veriut të vendit. 

Po ashtu gjatë mbledhjes së zhvilluar sot, është rrëzuar kërkesa e kandidatit të pavarur Bojken Abazi, për të marrë kamerat e Qendrave të Votimit në shkollën Arben Broci në Tiranë. Mbledhja e sotme nisi me kërkesën e PD, ku përfaqësuesi Marash Logu, deklaroi se ankimimi i PD për 25 prillin kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në ZAZ Tiranë.  Logu tha se “PD vlerëson se periudha para e gjatë e pas fushatës u shoqerua me shkelje të rënda të ligjit, kemi depozituar këtë kërkese duke parashturar të gjitha shkeljet e pretenduara në 5 shtylla kryesore. shtylla e parë ka të bëjë me fenomenin e shpërndarë masivisht për blerjen e votës përmes bashkëpunimit të drejtuesve të lartë politik të PS me individë me rekorde të tmerrshme kriminale”.

Ndërkohë që në fjalën e tij, kandidati i VV-së, Boiken Abazi pretendoi se e ka fituar mandatin por që i është vjedhur. Nga ana tjetër, sot pritet që të mbërrijnë nga administrata e KQZ, edhe të dhënat e kryqëzuara të pajisjes PEI, për shenjat e gishtave për qarkun e Durrësin dhe të Shkodrës. Ky vendim u mor dje nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve. Dje KAS hodhi poshtë kërkesën e Partisë Demokratike për marrjen e provave shtesë për Durrësin dhe Shkodrën.

(f.m;f.g/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kas 25 maj 2021 kas 25 maj 2021

Sondazh

Poll

Politike 25 Maj 2021, 15:28

BERLIN– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është përplasur me ministrin gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn lidhur me një deklaratë që ky i fundit ka bërë për ...