Politike

‘Jo për debat…po mos përdorni fjalën ‘noter’/ Anëtari i KAS “preket” nga Marash Logu, përfaqësuesi i LSI u bë

25 Maj 2021, 16:15 Nga DOSJA
‘Jo për debat…po mos përdorni fjalën

TIRANË– Thumba dhe kunja në mbledhjen e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve gjatë pasdites së sotme. Menjëherë pas bërjes së kërkesës nga juristi i Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë në zgjedhjet e bëra në qarkun e Durrësit, ka ndërhyrë relatori i mbledhjes, Koli Bele. Ky i fundit kërkoi që “noter” të mos përdorej me konotacion negativ, ndërsa Marash Logu ia ka kthyer me ironi kërkesën. Pas tij, fjalën e ka marrë përfaqësuesi i LSI-së, i cili ka kërkuar që të anëtarët e KAS të publikonin më shpejt vendimet, duke marrë edhe një premtim nga Bele.  

PJESË NGA DISKUTIMET NË SALLË: 

Koli Bele: Faleminderit. Jo për debat po nëse mundeni në kërkesat e tjeja, shprehjen “noter” mund ta evitoni sepse është profesion i nderuar. Ndërmjetës i marrëdhënieve juridiko-civile dhe nuk e meriton që të barazohet me terma pezhorativë. Të tipit të masakrës zgjedhore. Ne shprehemi me vendim. Ishte vërejtje dashamirëse.

Marash Logu, PD: Edhe unë kam shumë respekt maksimal për të gjithë noterët. Ka që bëjnë akte të ligjshme dhe të paligjshme. Respekt maksimal prë noterët e ligjshmërisë.

Altin Kaziaj, LSI: Paligjshmëria ka sjellë atë rezultat që ka sjellë. LSI ka qenë e përfshirë në pasoja. LSI ka pasur 2 mandate në këtë qark dhe për shkak të paligjshmërive nuk ka mundur që të përfitojë asnjë edhe një mandat. U qëndrojmë kërkesave të Logut dhe kërkesave të subjektit PD-AN. Është qarku i 5 që ankimohet. Iu lutem brenda mundësive të kemi një zbardhje vendimesh në kohë sa më të shkurtër, se e dimë që jeni shumë të zënë në kohë, që të ezaurojmë pjesën e padive.

Koli Bele: Materialet janë voluminoze. E keni parë dhe ju. Do i mbyllim brenda afateve ligjore. Besoj dhe me vullnetin e kolegëve të zbardhim vendime që iu të njiheni dhe me argumentat për një mbrojtje efektive ligjore.

LAJMI KRYESOR: KAS rrëzon kërkesën e PD-AN për Tiranën, s’merret parasysh kërkesa e Abazit, vendoset për ankimimet e Durrësit dhe Shkodrës

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike altin kaziaj kas 25 maj 2021 koli bele marash logu altin kaziaj kas 25 maj 2021 koli bele marash logu

Sondazh

Poll

Politike 25 Maj 2021, 15:28

BERLIN– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është përplasur me ministrin gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn lidhur me një deklaratë që ky i fundit ka bërë për ...