Politike

LSI kërkon hapjen e kutive! PD e mbështet, edhe PS e qetë: Nuk na ndryshon mandati i 8, jemi të bindur

25 Maj 2021, 16:57 Nga DOSJA
LSI kërkon hapjen e kutive! PD e mbështet, edhe PS e qetë: Nuk na

TIRANË– PD dhe PS kanë rënë dakord për hapjen dhe rinumërimin e kutive të votimit për qarkun e Durrësit, kërkesë e bërë nga LSI. Përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salianji, është shprehur i bindur se rinumërimi nuk do të ndryshojë rezultatin apo sigurimin e mandatit të 8 ndaj ka rëndë dakord me opozitën.

PJESË NGA DISKUTIMET: 

Marash Logu, PD: Është në të drejtën tuaj për të marrë vendim. Ne si subjek zgjedhor vlerësojmë se është e drejta e çdo subjekti që të pretendojë votat nuk janë vlerësuar ashtu siç duhet. Është kërkesë e ligjshme dhe e drejtë. Është detyrim i çdo subjekti politik. I bashkohen edhe vërejteve që gjatë rinumërimit të ketë rend dhe rregull. Ne denoncuam si një vëzhgues i PD u kërcënua nga një i PS. Kishte persona të paidentifikuar që të ketë rend dhe qetësi. Po ashtu, nga ana jonë, kemi vërejtur që vëzhguesit ishin punonjës të Bashkisë Berat.

Koli Bele: Bashkohem me ju që procesi të jetë i mirë menaxhuar. Nuk dua të debatoj. Lidhur me vëzhguesit, KAS nuk ka tagër se cilët janë vëzhguesit. Janë ata që subjekti sjell. Është në përgjegjësinë e atij që shkel ligjin. Do bëjmë më të mundurën për të menaxhuar procesin.

Eridian Salianji, PS: Prisja që pas 15 ditësh subjekti ankues të kishte sjellë një tabelë të grupit të numërimit me kontestimet e caktuara. Është e qartë si kryehet rinumërimi. Ankuesi në parashtrim lexoi se ky proces i shërben transparencës. Kemi bindjen se nuk ndryshon rezultati në atë qark. Shpresojmë që edhe ju ta pranoni kërkesën. Që mandati i 8 mos të mbetet i dyshuar jemi dakord që këto kuti të hapen. Pavarësisht se rezultati nuk do të ndryshojë.

LAJMI KRYESOR: KAS rrëzon kërkesën e PD-AN për Tiranën, s’merret parasysh kërkesa e Abazit, vendoset për ankimimet e Durrësit dhe Shkodrës

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kas 25 maj 2021 kas 25 maj 2021

Sondazh

Poll