Politike

KAS u rrëzoi kërkesën për Durrësin! Marash Logo rendit shkeljet, anëtarët hapin telefonin, juristi nuk e mban dot të qes

25 Maj 2021, 15:59 Nga DOSJA
KAS u rrëzoi kërkesën për Durrësin! Marash Logo rendit

TIRANË– Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KAS, Marash Logu ka renditur edhe njëherë arsyet se përse sipas tij zgjedhjet në qarkun e Durrësit duhen shpallur të pavlefshme. Por një incident ka ndodhur teksa ai po mbante një fjalë të shkurtër në mbledhje. Një prej anëtarëve të KAS, ka hapur video-transmetimin live duke shkaktuar të qeshura në sallë. Sigurisht që nga ana Logut nuk mungoi as ironia…

*dëgjohet zëri i tij nga një celular* Faleminderit që më ndiqni edhe këtu “live” dhe online,”-tha ai. 

Pjesë nga fjala e Marash Logut:

Parashtruam se me qëllim manipulimin e zgjedhjeve, 125 mln euro u shpërndarë. Pra fondet e rindërtimit u përdorën masivisht. Iu treguam edhe provat e tjera që duhet të merrnit për administrim. Nga ana juaj, ky informacion u refuzua për të bërë transparencë për blerjen e votës. Shteti vendosi në funksion të partisë, tendera dhe PPP. Ne sollëm para këtij komisioni prova sesi drejtori i Bashksë së Durrësit, Arben Isaku që u thoshte punonjësve që të braktisnin vendin e punës për të siguruar fitoren e PS. Krahas 42 provave tona, kërkuam që të merrnin prova edhe nga institucionet e shtetit për numrin e të punësuarve. Edhe këto prova u refuzuan 2 herë, duke refuzuar të drejtën për të bërë transparencë të plotë. Ne parashtruam faktin sesi lejet e legalizimit u vendosën në funksion të PS-së. Kandidatë premtonin dhe më pas shpërndanin leje legalizimi. Ne parashtruam se vetëm në Durrës kishte mbi 7800 vota të pavlefshme. Pasur parasysh faktin se diferenca për mandatin PS dhe LSI ishte vetëm 136 vota. Sot mund të kishin rezultat ndryshe. *dëgjohet zëri i tij nga një celular* Faleminderit që më ndiqni edhe këtu “live” dhe online. Kërkojmë të shpallni pavlefshmërinë e zgjedhje dhe të urdhëroni përsëritjen e zgjedhjeve.

LAJMI KRYESOR: KAS rrëzon kërkesën e PD-AN për Tiranën, s’merret parasysh kërkesa e Abazit, vendoset për ankimimet e Durrësit dhe Shkodrës

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kas 25 maj 2021 marash logu kas 25 maj 2021 marash logu

Sondazh

Poll

Politike 25 Maj 2021, 15:28

BERLIN– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është përplasur me ministrin gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn lidhur me një deklaratë që ky i fundit ka bërë për ...