Politike

KAS rrëzoi kërkesën e tij, Boiken Abazi: Nuk dha asnjë arsyetim!

25 Maj 2021, 15:47 Nga DOSJA
KAS rrëzoi kërkesën e tij, Boiken Abazi: Nuk dha asnjë

TIRANË– Boiken Abazi ka reaguar pasi KAS rrëzoi kërkesën e tij për të kryer ekspetizën e votave të pavlefshme në Tiranë. Abazi shkruan se KAS/KQZ nuk dha asnjë arsyetim se përse nuk mund të kryhet një ekspertizë e tillë.

POSTIMI:

Pa asnjë arsyetim, sot KAS/KQZ e hodhi poshtë kërkesën tonë për të kryer ekspertizën e votave të pavlefshme në Qarkun Tiranë. Kujtojmë se për Qarkun Tiranë janë shpallur 18.422 vota të pavlefshme. Ekspertizën kaligrafike KAS/KQZ mund ta kishte bërë edhe përmes një përzgjedhjeje rastësore, apo duke analizuar 164 shembujt me fotografi që ne kemi dorëzuar si prova që dëshmojnë ndërhyrjen në fletët e votimit gjatë procesit të numërimit. Por KAS/KQZ, pa dhënë arsyetim, nuk e pa të arsyeshme këtë kërkesë për ekspertizë, edhe pse një ekspertizë e tillë është e drejtë që u njihet subjekteve politike me Kod Zgjedhor.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka refuzuar kërkesën e kandidatit të pavarur Boiken Abazit, i cili kërkoi pamjet filmike në Qëndrat e Votimit në shkollën Arben Broci. Abazi, i mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje, deklaroi se një fletë votimi ku ishte votuar për të ishte gjetur nga një maturante në datën 26 prill.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike boiken abazi kas 25 maj 2021 boiken abazi kas 25 maj 2021

Sondazh

Poll

Politike 25 Maj 2021, 15:28

BERLIN– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është përplasur me ministrin gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn lidhur me një deklaratë që ky i fundit ka bërë për ...