Politike

25 Maj 2021, 15:28 Nga DOSJA

BERLIN– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është përplasur me ministrin gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn lidhur me një deklaratë që ky i fundit ka bërë për transmetueshmërinë e koronavirusit.

Sipas një artikulli të “Bild”, Spahn gjurmoi gjysmën e infeksioneve me koronavirus të regjistruara në Gjermani gjatë verës së kaluar, duke marrë në inspektim vizitat familjare nga emigrantët në Ballkan. Nga inspektimi ka rezultuar se vitin e kaluar rreth 50% e rasteve të reja në Gjermani erdhën si pasojë e udhëtimeve në Ballkan e Turqi, duke shtuar se këtë vit duhen ndaluar.

“Ne mësuam nga vera e kaluar. Në atë kohë, udhëtimet jashtë vendit, shpesh vizitat te të afërmit në Turqi dhe Ballkan, shkaktuan rreth 50 përqind të infeksioneve tona të reja në faza. Ne duhet ta parandalojmë këtë këtë vit. Në këtë fazë të fundit të pandemisë, duhet të jemi vigjilentë. Çdo gjë tjetër rrezikon suksesin tonë,”– deklaroi Spahn.

Ky përfundim nuk është pritur mirë nga Rama, i cili në një prononcim për median gjermane e cilësoi si një skandal.

‘Skandal që një ministër gjerman denoncon publikisht Ballkanin dhe kështu gjithashtu zhvlerëson njerëzit me një sfond migrimi. Unë nuk do të lejoj që Shqipëria të portretizohet si një zonë rreziku për udhëtimet e pushimeve, nuk ka shifra për ta provuar këtë. Një ministër gjerman i shëndetësisë duhet të kujdeset për vaksinimin e popullsisë gjermane dhe të mos zgjojë pakënaqësi stereotipike kundër Ballkanit në mënyrë që të mbrojë një rekord tdukshëm të keq.’’– tha Rama.

Deri më tani qeveria Rama ka lajmërua se Shqipëria do të jetë tërësisht e hapur për turistët gjatë verës, ndërsa ka në plan që deri në muajin qershor, të shënonjë 1 milionë qytetarë të injektuar me vaksinën. Prej disa javësh tashmë, vendi ynë shënon vetëm disa dhjetra të infektuar çdo ditë, ndërsa raste aktive në total janë vetëm 875 persona. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama jens spahn koronavirusi ne shqiperi edi rama jens spahn koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll