Politike

‘Prokuroria të hetojë’/ Gjykata e shpalli ujin në Tiranë të pa pijshëm, Meta: Qytetarët meritojnë mbrojtje të shën

25 Maj 2021, 14:37 Nga DOSJA
‘Prokuroria të hetojë’/ Gjykata e shpalli ujin në

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Gjykatës e cila shpalli ujin në Tiranë si të pa pijshëm. Meta ka shpërndarë lajmin e Dosja.al, në të cilën lexohet i gjithë artikulli në lidhje me vendimin e Gjykatës.

Meta shkruan se qytetarët e Tiranës meritojnë mbrojtje të garantuar të shëndetit, ujë që paguhet me taksat e tyre. Ndër të tjera, kreu i shtetit bën të ditur se pritet dhe arsyetimi i Gjykatës së shkallës së parë pasi çështja duhet të ndiqet edhe në instancat më të larta shtetërore.

Sipas presidentit, çështja duhet të ndiqet edhe në instancat më të larta shtetërore, ndërkohë të dhënat e bëra publike, duhet të vënë në lëvizje Prokurorinë për të hetuar deri ku arrin shkalla e përgjegjësisë dhe e shkeljes së ligjit, për të nxjerrë para drejtësisë këdo, që ka vendosur në rrezik masiv shëndetin e banorëve të kryeqytetit.

POSTIMI:

Qytetarët e Tiranës meritojnë mbrojtje të garantuar të shëndetit përmes shërbimeve shtetërore, që mbahen dhe paguhen me taksat e tyre. E përshëndes aktivizimin e shoqërisë civile në këtë rast për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga papërgjegjshmëria dhe keqfunksionimi i Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Tiranës, në varësi të Bashkisë, që siç faktohet nga të dhënat e bëra publike, ka rrezikuar jetën e tyre duke i furnizuar me ujë të papërdorshëm sipas parametrave. Tashmë, që pritet arsyetimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, çështja duhet të ndiqet edhe në instancat më të larta shtetërore, ndërkohë të dhënat e bëra publike, duhet të vënë në lëvizje Prokurorinë për të hetuar deri ku arrin shkalla e përgjegjësisë dhe e shkeljes së ligjit, për të nxjerrë para drejtësisë këdo, që ka vendosur në rrezik masiv shëndetin e banorëve të kryeqytetit. Mbrojtja e shëndetit dhe e jetës së qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, veçanërisht në këtë periudhë pandemie, duhet të jetë prioritet absolut.

Gjykata Administrative e Tiranës pranoi ditën e djeshme se cilësia e ujit që furnizohet kryeqytetit është jashtë parametrave që garantojnë cilësinë e konsumimit. Me një vendim të paprecedentë, Gjykata ka ngarkuar shoqërinë civile të ‘mbikëqyrë’ shoqërinë shtetërore Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a, në masat që do të ndërmarrë në përmirësimin e cilësisë së ujit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta uji i pijshem uji ne tirane i pa pijshem ilir meta uji i pijshem uji ne tirane i pa pijshem

Sondazh

Poll