Politike

Përplasja Meta-Rama! Gjykata Kushtetuese merr vendimin: Qeveria ka të drejtë pjesërisht por… Presidenti garanton verif

25 Maj 2021, 15:03 Nga DOSJA
Përplasja Meta-Rama! Gjykata Kushtetuese merr vendimin: Qeveria ka të

TIRANË– Gjykata Kushtetuesve ka vendosur pranimin e pjesshëm të padisë së Qeverisë ndaj presidentit Ilir Meta. Institucioni më i lartë i drejtësisë në vend ka vendosur pushimin e gjykimit të përplasjes Meta-Rama, çka do të thotë se paditësi ka të drejtën që t’i kërkojë Gjykatës marrjen e masave për sigurimin e padisë vetëm kur ka arsye të bazuara për të dyshuar se ekzekutimi i vendimit do të bëhet i pamundur ose i vështirë.

Në vendimin e publikuar nga mediat, togat e zeza të Gjykatës Kushtetuese kanë vendosur që në procedurën e emërimit apo shkarkimit të një ministri luajnë rol tre organe: Kryeministri, Presidenti dhe Kuvendi.

Kompetenca për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahet ndërmjet tre organeve të mësipërme. Procesi i emërimit të ministrit duhet të garantoje përmbushjen e kritereve dhe cilësive kushtetuese për këtë funksion. Vlerësimi dhe verifikimi i kandidatit për ministër, bëhet nga të tre organet e përfshira në proces, secili sipas rolit dhe kompetencave të tij kushtetuese, brenda afateve kushtetuese, në përputhje me arsyetimin e këtij vendimi,“-sqarohet qartë në vendim. Çka rrjedhimisht lë të kuptohet se presidenti ka të “drejtë fjale” dhe verifikimi në emërimet që kërkohen në kabinet nga drejtuesi i qeverisë së vendit.

VENDIMI I PLOTË

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim në seancën plenare të datës 18.05.2021, çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Interpretimi i nenit 98, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese, njëzëri, VENDOSI:

– Pranimin e pjesshëm të kërkesës.

– Pushimin e gjykimit për kërkimin mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës, ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

– Interpretimin përfundimtar të nenit 98 të Kushtetutës, për sa vijon:

– Në procedurën e emërimit dhe shkarkimit të ministrit, Kryeministri, Presidenti dhe Kuvendi, udhëhiqen nga parimi i luajalitetit kushtetues dhe atij të ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

– Kompetenca për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahet ndërmjet tre organeve të mësipërme.

– Procesi i emërimit të ministrit duhet të garantoje përmbushjen e kritereve dhe cilësive kushtetuese për këtë funksion.

– Vlerësimi dhe verifikimi i kandidatit për ministër, bëhet nga të tre organet e përfshira në proces, secili sipas rolit dhe kompetencave të tij kushtetuese, brenda afateve kushtetuese, në përputhje me arsyetimin e këtij vendimi.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Por si ka nisur përplasja mes Metës dhe Ramës?

Në janar të vitit 2019, kryeministri Edi Rama propozoi si zëvendësuesin e Ditmir Bushatit, Gent Cakajn, shqiptar i Kosovës dhe emri u dërgua për dekretim tek presidenti Ilir Meta. Aty, Cakaj ngeci në rrjetën e skanimit të presidencës.

Meta ktheu dekretin për Gent Cakajn duke e konsideruar atë të papërshtatshëm për shkak të qëndrimeve të tij lidhur me çështjen e kufijve të Kosovës, mungesën e përvojës si dhe shkeljen që ka konsumuar pasi prej 7 muajsh ka mbajtur detyrën e zv/ministrit pa qenë i pajisur më parë me certifikatë sigurie. Certifikatën e Sigurisë DSIK, Cakaj e mori 24 orë pasi aplikoi, kohë që përkonte me momentin kur qeveria e kishte propozuar për ministër të Jashtëm.

Asokohe, kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Tëitter, tha se vendimi i presidentit është “jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm”. Ndërkohë që ai nuk u tërhoq dhe në një rast të paprecedent, Rama mbajti edhe postin e Ministrit të Jashtëm edhe të Kryeministrit, ndërsa Cakaj u quajt “ministër i deleguar”, por jo me peshë ligjore.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gjykata kushtetuese perplasja rama meta gjykata kushtetuese perplasja rama meta

Sondazh

Poll