Bota

SHBA bën thirrje për një fazë të dytë të hetimit ‘transparent’ mbi origjinën e COVID-19

25 Maj 2021, 15:14 Nga DOSJA
SHBA bën thirrje për një fazë të dytë të

SHBA- Shtetet e Bashkuara bënë thirrje të martën që ekspertët ndërkombëtarë të lejohen të vlerësojnë burimin e koronavirusit. Reuters shkruan se agjencitë e inteligjencës amerikane po shqyrtojnë në një fazë të dytë të një hetimi mbi origjinën e covid-19.

Agjencitë e inteligjencës amerikane po shqyrtojnë raportet që studiuesit në një laborator kinez të virologjisë ishin të sëmurë rëndë në 2019 një muaj para se të raportoheshin rastet e para të COVID-19.

“Faza 2 e studimit të origjinës COVID duhet të fillojë me terma referimi që janë transparente, të bazuara në shkencë dhe t’u japin ekspertëve ndërkombëtarë pavarësinë për të vlerësuar plotësisht burimin e virusit dhe ditët e para të shpërthimit“,- tha sekretari amerikan i shëndetësisë Xavier Becerra në një mesazh me video për takimin vjetor ministror të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Becerra nuk e përmendi Kinën direkt, ku rastet e para të njohura njerëzore të COVID-19 u shfaqën në qytetin qendror të Wuhan në Dhjetor 2019.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid-19 hetimet ne fazen e dyte per origjinen e covid-19 obsh xavier becerra covid-19 hetimet ne fazen e dyte per origjinen e covid-19 obsh xavier becerra

Sondazh

Poll