Bota

“Trafik avionësh” mbi Bjellorusi, linjat ajrore pezullojnë fluturimet pas vendimit të BE-së mbi sanksionet

25 Maj 2021, 14:41 Nga DOSJA
“Trafik avionësh” mbi Bjellorusi, linjat ajrore pezullojnë

BJELLORUSI- Linjat ajrore ndaluan fluturimet mbi Bjellorusinë pas vendimit të BE-së për të vendosur sanksione ndaj regjimit të Aleksandër Lukashenkos.

Kompanit ajrore njëra pas tjetrës pezulluan fluturimet rreth hapësirës ajrore të Bjellorusisë.

Presidenti i Këshillit Evropian ka postuar në Twitter një foto ilustruse ku tregohet ‘trafiku i avionëve’ në ajër.

“Evropa në veprim”,-ka shkruar Charles Michel bashkëngjitur imazhit.

Europe in action #Belarus #EUCO #RamanPratasevich pic.twitter.com/X1oHlfB2qW

— Charles Michel (@eucopresident) May 25, 2021

Air France është informuar për konkluzionet e Këshillit Evropian dhe për këtë arsye po pezullon, deri në një njoftim tjetër, fluturimet mbi hapësirën e saj ajrore të Bjellorusisë nga avionët e saj.

Avioni, në të cilin po udhëtonte gazetari, Roman Protasevich u detyrua të bënte një ndërrim të detyrueshëm të kursit në të cilin ishte nisur fillimisht. Pasi u ul në Minsk, autoritetet bjelloruse arrestuan gazetarin, i cili akuzohet se ka marrë pjesë në protestat në Bjellorusi si dhe ka qenë organizatori i tyre.

Lajmi kryesor/ Arrestimi i gazetarit nga Lukashenko, Protasevich zbriti me tre persona të tjerë nga avioni, njëri është grek dhe ka dy shtetësi, deklarata: Nuk më kanë keqtrajtuar (Shenjat e dhunës)

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arrestohet roman protasevich be sanksione bjellorusise charles michel arrestohet roman protasevich be sanksione bjellorusise charles michel

Sondazh

Poll