Bota

Publikohet përmbajtja e letrës që Haradinaj i dërgoi Kurtit pas takimit të sotshëm

25 Maj 2021, 14:56 Nga DOSJA
Publikohet përmbajtja e letrës që Haradinaj i dërgoi Kurtit

KOSOVË– Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, tha se i ka dërguar këtij të fundit një letër, në të cilën ka paraqitur kërkesat dhe shqetësimet e AAK-së lidhur me zhvillimet rreth dialogut të Kosovës me Serbinë.

AAK ka publikuar letrën që Haradinaj i ka dërguar Kurtit, në të cilën ka renditur gjashtë pika, përmes të cilave thotë se paraqet qëndrimin rreth dialogut.

Sipas Express, AAK kërkon që temat nacionale të mos jenë ekskluzivitet i askujt.

Askush nga institucionet e Kosovës nuk mund të ndërmarrë veprime për sa i përket temave të dialogut me Serbinë e të befasojë Kuvendin e Republikës së Kosovës. Askush nuk duhet të hyjë në obligime të fshehta apo të hapura, pa dakordim paraprak me spektrin politik në Kosovë, përkatësisht Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në pikën e parë të letrës që AAK i ka dërguar Kurtit.

Kjo është letra e plotë që Haradinaj i ka dërguaar kryeministrit Kurti:

Haradinaj e Kurti janë takuar sot, ku temë diskutimi ka qenë dialogu i Kosovës me Serbinë. Pas këtij takimi, Haradinaj tha se ka kërkuar nga Kurti përfshirjen e SHBA-së në negociata.

Lajmi kryesor/ Dialogu Kosovë-Serbi, Kurtit takon Haradinaj, Kreu i AAK-së: Duam përfshirjen e SHBA-ve. Nesër do të takohet me Abdixhikun

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota albin kurti dialogu kosove-serbi ramush haradinaj albin kurti dialogu kosove-serbi ramush haradinaj

Sondazh

Poll