Bota

Takimi Kurti-Haradinaj, zyra e kryeministrisë tregon detajet: Kreu i AAK-së kërkoi përfshirjen e SHBA-së në dialogun Kosov

25 Maj 2021, 13:05 Nga DOSJA
Takimi Kurti-Haradinaj, zyra e kryeministrisë tregon detajet: Kreu i

KOSOVË- Zyra e kryeministërisë në Kosovë ka nxjerr disa detaje mbi takimin mes Albin Kurtit dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Në deklaratën për shtyp thuhet se Haradinaj i ka kërkuar Kurtit që të përfshijë SHBA-në, në dialogun Kosovë-Serbi si dhe thekësoi gadishmërinë e tij për tu konsultuar me qeverinë për tema të interesit kombëtar.

Komunikata e plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj dhe nënkryetarin e parë, Ardian Gjini.

Kryeministri Kurti e njoftoi z. Haradinaj për takimet që pati me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian në Bruksel dhe për përgatitjet për procesin e dialogut të ardhshëm me Serbinë. Z. Haradinaj kërkoi përfshirje më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog krahas Bashkimit Evropian. Ai theksoi gatishmërinë e tij dhe të AAK-së për bashkëpunim me Qeverinë për tema të interesit nacional.

Takimit të sotëm me z. Hardinaj i ka paraprirë ftesa që kryeministri Kurti ua ka dërguar tre liderëve të partive opozitare, me qëllim të informimit dhe bashkërendimit të spektrit politik për çështje me interes të Republikës së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar vazhdimisht se për çështjet me interes nacional do të konsultohet dhe do të kërkojë bashkëpunim të mirëfilltë me partitë dhe liderët opozitarë.

LAJMI KRYESOR: Përfundon takimi mes Kurtit dhe Haradinaj, nesër do të takohet me Abdixhikun, Kreu i AAK-së: Serbia që të jetë e barabartë me Kosovën në dialog duhet që të spastrohet nga kriminelët

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota albin kurti dialogu kosove-serbi ramush haradinaj albin kurti dialogu kosove-serbi ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Bota 25 Maj 2021, 11:36

SPANJË–  Policia spanjolle po heton vdekjen e një 39-vjeçari, trupi i të cilit u gjet brenda një statuje dinosauri.Autoritetet u njoftuan pasi një b...