Aktualitet

“Më 31 maj rihapet kolaudimi”, Blendi Gonxhja sqaron qytetarët: Çdo certifikatë e skaduar favorizohet me plus dymbëdhje

25 Maj 2021, 12:47 Nga DOSJA
“Më 31 maj rihapet kolaudimi”, Blendi Gonxhja sqaron

TIRANË– Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, ka sqaruar qytetarët lidhur me kontrollin teknik të automjeteve.

I ftuar në ‘Opinion’ Gonxhe deklaroi se më datë 31 maj do të rihapet kolaudimi, teksa shtoi se çdo certifikatë e skaduar, favorizohet me plus dymbëdhjetë muaj.

Ne po trajnohemi nga specialistët e pajisjeve. Ne punojmë me pajisje kompjuterike të reja. Ky është një shërbim që do të rregullohet aty ku duhet. Do bëjmë shtesë shërbimi në Durrës dhe në Tiranë.  Kontrolli teknik i automjeteve do bëhet në fund të muajit. Më 31 maj do rihapet kolaudimi.  Disa sektorë, që kanë lidhje edhe me transportin, përfshirë turizmin, janë në krizë, edhe për shkak të pandemisë. Ne kemi nisur punën, që në fund të verës të të ofrojmë shërbim optimal. Kolaudimi nis me automjetet e transportit të mallrave. Duhen paguar taksat në kohë. Keni udhëzime pranë uebit të DPSHTRR. Çdo certifikatë e skaduar, dhe kolaudimi ka qenë i mbyllur, presupozohet se nuk ka qenë faji i qytetarit dhe favorizohet me plus dymbëdhjetë muaj. Edhe nëse ka marrë vulë për 1 muaj, disa muaj, ai përfiton 12 muaj mbi datën e skadencës që ka në mjet”, tha Gonxhe.

(Kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet blendi gonxhja kolaudimi i makinave blendi gonxhja kolaudimi i makinave

Sondazh

Poll