Aktualitet

Ku do nisej? Dy ditë para vrasjes së Mustafës, Ibrahim Lici aplikoi për pasaportë!

25 Maj 2021, 12:45 Nga DOSJA
Ku do nisej? Dy ditë para vrasjes së Mustafës, Ibrahim Lici

TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Endri Mustafës. Mësohet se dy ditë pas vrasjes së Mustës, Ibrahim Lici, ishte paraqitur në ambjentet e bashkisë, duke aplikuar për një pasaportë të re.

Lici, prej 17 Prillit, kishte dalë nga kërkimi policor dhe me sa duket kishte nevojë për një pasaporte të re.

Lici është paraqitur paraditën e të mërkurës, në datën 12 Maj, duke dhënë të dhënat personale, pranë shoqërisë “SAGEM” të pasaportave. Pamjet e Licit, brenda ambjenteve të bashkisë së Shkodrës, janë filmuar nga disa kamera të instaluara në mure, filmime të cilat tashmë janë marë nga policia e Shkodrës.

Këto filmime janë administruar dy ditë para se të zhdukej, Endri Mustafa, në datën 15 Maj 2021 në zonën e Livadhes në Shkodrës. Për zhdukjen dhe më pas vrasjen e Mustafës, 15-vjeçari Ergys Malja, ka deklaruar në policinë e Shkodrës se autor është, Ibrahim Lici.

Si ndodhi vrasja e Mustafës?

Endri Mustafa u gjet i vrarë në zonën e Livadheve në Shkodër, dy ditë pasi e shoqja dhe familja e tij kishin bërë kallëzim në polici. Gruaja e viktimës, Ingridi tregoi se ka qenë 15-vjeçari që me foton e një kali e nxorri nga shtëpia dhe e çoi në duart e vrasësve. Pavarësisht shpalljes në kërkim të Licit, Ingrid Mustafa siguroi në deklaratë për mediat se të shoqin nu kia ka vrarë fisi Lici dhe as fisi Bajri. Gishtin ajo e drejtoi vetëm tek 15-vjeçari.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ibrahim lici vritet endri mustafa ibrahim lici vritet endri mustafa

Sondazh

Poll