Aktualitet

Doli nudo, flet sërish e reja e protestës: Kam shumë gjëra të tjera për të bërë

25 Maj 2021, 12:11 Nga DOSJA
Doli nudo, flet sërish e reja e protestës: Kam shumë gjëra

TIRANË–  Ditën e diel u mbajt një protestë në sheshin “Skënderbej”, e cila mori spunto nga përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë nga pesë burra.

Një nga vajzat me një pankartë në dorë por që zgjodhi të protestojë e zhveshur ishte Florinda Sulillari.

Pasi ka shprehur me anë të një video në ‘Youtube’ që nuk ka bërë asnjë turp, pavarësisht gjykimeve të shumta që ka marrë. Ajo ka theksuar se nuk ishte pjesë e protestës, por thjesht donte të jepte një mesazh.

E ftuar në  një lidhje live për “Shqipëria Live”, është shprehur se ka pasur shumë mesazhe pozitive, por nuk është e nevojshme që të bëhen të gjithë bashkë për të ndryshuar diçka.

“Kam shumë gjëra për të bërë, do kenë apo jo ndikim tek të tjerët, mbetet për tu parë. Njerëzit kanë nevojë të edukohen, të mësojnë gjëra të reja nga televizioni. Nuk mund të bëhem pjesë e rrëmujës, nuk më duket diçka e jashtëzakonshme. Kam pasur pafund mesazhe dhe nuk ndihem vetëm, ka për të ndryshuar. Mendoj që nuk kemi nevojë për tu mbledhur të gjithë bashkë, nuk kemi nevojë për manual, rëndësi ka që njerëzit ta mendojnë,” është shprehur e reja.

(o.l/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet florinda sulillari nudo ne sheshin skenderbej florinda sulillari nudo ne sheshin skenderbej

Sondazh

Poll