Aktualitet

U dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, banorët në Kombinat dalin në protestë, kërkojnë të ndërtohet godina

25 Maj 2021, 12:14 Nga DOSJA
U dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, banorët në Kombinat

TIRANË– Banorët e një pallati në Kombinat kanë dalë ditën e sotme në protestë, në shenjë kundërshtie për shembjen e kësaj godine, e cila është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës. Banorët pohuan se pallati në fjalë ishte klasifikuar nga ekspertë të huaj si DS3.

Sipas tyre, vetëm pak ditë më parë banorët ishin njoftuar se pallati do të shembje, pasi ishte klasifikuar si DS4.

Një pjesë e familjarëve që jetonin aty janë shpërngulur pasi kanë përfituar edhe bonusin e qirasë. Nga ana tjetër këta banorë kërkojnë që nëse pallati shembet, të ndërtohet një i ri në vendin ekzistues. Tashmë në disa prej pallateve që ndodhen në këtë lagje ka nisur shembja e tyre.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet protestë në kombinat protestë në kombinat

Sondazh

Poll