Aktualitet

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata rrëzon kërkesën për masë të butë, lë në burg Tire Alldervishin

25 Maj 2021, 10:06 Nga DOSJA
I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata rrëzon

TIRANË– Gjykata Penale e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e sanitares së Sanatoriumit Tire Alldervishi për një një masë më të butë sigurie dhe e ka lënë në burg.

Pak muaj më parë, Gjykata e Apelit liroi nga qelia infermieren e spitalit ‘Shefqet Ndroqi”, Sidorela Çela dhe sanitaren Rukije Hoxha, të cilat akuzoheshin se kanë bashkëpunuar me sanitaren Tirë Alldervishi në skandalin që përfshiu spitalin Covid2. Nga arresti me burg, infermierja Çela dhe sanitarja Hoxha janë lënë në masën ‘detyrim paraqitje’.

Tire Alldervishi, është sanitarja që u shtir si infermiere dhe zhvati tetë milionë lekë nga vajza e një zonje të infektuar nga Covid-19, e cila më pas ndërroi jetë. Sapo u arrestua, Alldervishi pretendoi se ishte e infektuar me Covid madje në dëshminë e dhënë është shprehur se nuk i prishte punë njeriu nëse do lirohej. Ajo pretendon se ka qënë edhe vetë e shtruar në spital për shkak se ishte e infektuar, teksa ka kërkuar masë më të lehtë sigurie, kërkesë e cila sot është rrëzuar.

Zhvatja e bërë nga sanitarja u denoncua në emisionin ‘Stop”, nga vetë vajza e gruas që ndërroi jetë nga Covid-19.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lihet ne burg tire alldervishi tire alldervishi lihet ne burg tire alldervishi tire alldervishi

Sondazh

Poll