Aktualitet

Kokainë & Kanabis në Itali! Kush janë dy kapot shqiptarë, ‘Pietro’ dhe ‘Juli’ që importonin lëndët narkotike

25 Maj 2021, 12:37 Nga DOSJA
Kokainë & Kanabis në Itali! Kush janë dy kapot

TIRANË– Emrat e shqiptarëve të arrestuar nga policia italiane, që u kapën me një sasi të madhe lënde narkotike janë bërë të ditur. Banda ishte e përbërë nga shqiptarë dhe kolumbianë, ndërsa janë sekuestruar në total 365 kilogramë marijuanë e kokainë.

Grupi i parë ishte i përkushtuar me trafikun e kokainës dhe drejtohej nga vëllezërit kolumbianë Ruben Dario Rodriguez Mondragon e Julio Cesar ‘Cheo’ Rodriguez Hurtado, të ndihmuar nga Hillaris ‘Hillary’ Caceres Palacios e Robert Andres ‘Solìto’ Rodriguez Mina.


Julian Hoxhaj dhe Indrit Karafili ishin shqiptarët që drejtonin grupi e parë kriminal. Ata ishin aktivë në importin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike në Shqipëri, të cilën më pas ua shitnin organizatave që vepronin në Siçili.

Grupi i dytë përbëhej nga Viktor Dalipaj, Petraq ‘Pietro’ Troka dhe Adriano Spirna, dhe kishte dy ‘nëngrupe’.

TË ARRESTUARIT:

Hillaris Sotiris, ‘Hilary’, lindur në Kolumbi, 26 vjeç

Viktor Dalipaj, lindur në Shqipëri, 46 vjeç

Julio Cesar Hurtado Rodriguez, ‘Cheo’, lindur në Kolumbi, 30 vjeç

Ruben Dario Mondragon Rodriguez, nato in Colombia, 35 vjec;

Robert Andres Rodriguez Mina, ‘Solìto’, lindur në Kolumbi, 26 vjeç

Adriano Roberto Spina, ‘Xhaxhai’, lindur në Nicolosi (CT), 56 vjeç

Petraq Troka, detto ‘Pietro’, lindur në Shqipëri, 33 vjeç

Brahallan Ivan Escobar Buritica, ‘Bryan’, lindur në Kolumbi, 27 vjeç

Juljan Hoxhaj, ‘Juli’, lindur në Vlorë, 29 vjeç

Indrit Karafili, ‘Endri’, lindur në Shqipëri, 34 vjeç

Salvatore Litteri, ‘Paolo’, lindur në Katania, 36 vjeç

Sebastiano Lombardo, ‘Sebi e Mishi’, lindur në Katania, 31 vjeç

Gioeli Carmelo Musumeci, ‘Gioele’, lindur në Katania, 39 vjeç.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet indrit karafili julian hoxhaj sekuestrohet 365 kg droge ne itali shkaterrohet banda me shqiptare ne catania indrit karafili julian hoxhaj sekuestrohet 365 kg droge ne itali shkaterrohet banda me shqiptare ne catania

Sondazh

Poll