Aktualitet

Krijoi GRUPIN me personat që shpërndanin lëndë narkotike! Si u zbulua efektivi në Durrës, DYSHOHET se pjesmarrës janë dh

25 Maj 2021, 11:59 Nga DOSJA
Krijoi GRUPIN me personat që shpërndanin lëndë narkotike! Si

TIRANË– Edvin Sinani është efektivi i policisë i cili u pezullua ditën e djeshme nga puna, pasi kishte organizuar një grup që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. SHÇBA kishte nisur hetimet prej 6 muajsh për efektivin e Durrësit, i cili ishte pikasur duke kryer veprime të çuditshme. Tashmë ai është shpallur në kërkim nga policia.

Pas hetimeve disa mujore, SHÇBA arriti në gjurmët e efektivit Sinani, që rezultoi se ishte i implikuar grupet kriminale. Mësohet se hetimet janë zgjeruar edhe në disa persona të tjerë që dyshohet se ishin pjesë e aktivitetit kriminal. Nuk përjashtohen përfshirja e efektivëve të tjerë në këtë grup që shpërndanin lëndët narkotike.

Sinani, i cili ishte specialist i lëndëve narkotike në Durrës, u pezullua nga detyra një ditë më parë pasi shpërndante drogë përmes një grupi të ngritur prej tij. Ai organizonte persona për të shpërndarë lëndë narkotike në vende të ndryshme të qytetit të Durrrësit, të cilët nga ana tjetër e ndihmonin për të goditur grupet kundërshtare.

Personat të cilët punonin për Sinanin, visheshin me uniforma police e në këtë formë shpërndanin lëndën narkotike. Po ashtu, ata ndalonin persona të tjerë që merreshin me këtë aktivitet të paligjshëm, mirëpo më pas liroheshin duke mos marrë asnjë ndjekje penale.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edvin sinani edvin sinani

Sondazh

Poll