Aktualitet

Vdiq dhe iu gjetën shenja të çuditshme në trup, Evgjeni Baxho ishte infektuar dhe nga Covid-19, prindërit s’i takonte pre

25 Maj 2021, 10:00 Nga DOSJA
Vdiq dhe iu gjetën shenja të çuditshme në trup, Evgjeni

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me vdekjen e mbushur plot mister të studentes Evgjeni Baxho. Kjo e fundit është gjetur e pajetë nga pronarja e shtëpisë ku dhe jetonte me qira prej kohësh në Tiranë. Pak ditë para se të ndërronte jetë, Baxho ishte edhe e infektuar me Covid-19. 

Baxho ishte rritur në Delvinë ku jetonte me gjyshërit. Prindërit e saj ishin të divorcuar dhe nuk e kishin takuar prej 13 vitesh. 

Nga ana tjetër, daja i saj ka hequr dyshimet se 23-vjeccarja ishte pjesë e ndonjë grupi fetar. Ai është shprehur se Baxho nuk ishte besimtare nuk kishte shkuar në kishë apo xhami, kështu që nuk dinte asgjë për shkrimet e gjetura në trupin e saj.

“Me Evgjenin flisja shpesh në telefon nuk me kishte shprehur asnjë shqetësim. Sipas tij nuk ishte besimtare, nuk ka shkuar kurrë në kishe apo xhami. Për shkrimet në trupin e mbesës kam dëgjuar nga mediat,”- ka thënë ai.

Por, prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen misterioze të 23-vjeçares Evgjeni Baxho. Pas raportimeve se ajo kishte ndërruar jetë nga një infeksion në dhëmballë, ato që u gjetën në banesën e saj ngritën dyshime për shkakun e vdekjes. 

Në trupin e kufomës, në pjesën e barkut kishte shkrim të panjohur, i bërë me lapostil me ngjyrë të kuqe nga kërthiza deri në pjesën e ezofagut. Po ashtu gjatë autopsisë në pjesën e shpinës së kufomës janë vërë re tre shkrime të tjera të panjohura, të bëra po ashtu me lapostil të kuq.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evgjeni baxho vdekja e evgjeni baxhos evgjeni baxho vdekja e evgjeni baxhos

Sondazh

Poll