Bota

E RËNDË në Francë, shqiptari vret me thikë partneren në sy të vajzës 4-vjeçare, e qëllon pesë herë

25 Maj 2021, 06:12 Nga DOSJA
E RËNDË në Francë, shqiptari vret me thikë partneren

FRANCË– Një shqiptar nga Kosova, i identifkuar si Liridon B. ka qëlluar me thikë partneren e tij duke e lënë të vdekur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Francë, në Hayange, Moselle.

Mediat lokale shkruajnë se 23-vjeçari nga Kosova e ka qëlluar pesë herë me thikë partneren e tij, Stéphanie, në sy të vajzës së tyre, vetëm 4 vjeçe. Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia dhe shërbimet mjekësore kanë shkuar pranë të resë, por pavarësisht përpjekeve të tyre, 23-vjeçarja nu kia doli dot mbanë dhe ndërroi jetë. Autori i ngjarjes, i cili ndodhej në Francë me leje qëndrimi është një person i njohur për policinë për shkak të ngjarjeve në të cilat është përfshirë.

Christian Mercuri, prokurori publik i Metz, është shprehur se ai ka kryer më shumë se 20 vepra penale, në lidhje me dhunë dhe shpërndarje të trafikut të drogës. Shqiptari nga Kosova u la i lirë nga burgu në 12 maj dhe u vendos me një byzylyk të thjeshtë elektronik në arrest shtëpie.

Pak orë pasi vrau partneren e tij, ai u vu në pranga dhe tashmë ndodhet në paraburgim.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota france shqiptari vret gruan ne france france shqiptari vret gruan ne france

Sondazh

Poll

Bota 24 Maj 2021, 19:04

BJELLORUSI– Në një video të publikur pak minuta më parë në Twitter shihet për herë të parë pas arrestimin gazetari bjellorus Roman Protasevich.Sipas Hanna Liuba...