Bota

‘Protasevich ndodhet në burg dhe është në gjendje të mirë’, vjen reagimi i parë zyrtar nga Bjellorusia mbi arrestimin

24 Maj 2021, 19:14 Nga DOSJA
‘Protasevich ndodhet në burg dhe është në gjendje

BJELLORUSI– Roman Protasevich, gazetari i opozitës i cili u arrestua pasi fluturimi i tij u devijua në Bjellorusi, po mbahet në një qendër paraburgimi në kryeqytetin Minsk, thotë ministria e brendshme e vendit.

Në një deklaratë të publikuar nga mediat shtetërore, ministria tha që Protasevich nuk ishte ankuar për shëndet të keq ndërsa ishte në paraburgim.

Më herët babai i tij, Dmitri, i tha BBC se ai kishte frikë se djali i tij mund të torturohej në paraburgim dhe mund të përballej me dënimin me vdekje.

Protasevich kërkohet në lidhje me protestat masive të vitit të kaluar kundër presidentit autoritar të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko.

Dje, gazetari Roman Protasevich u arrestua në Minsk me urdhër të Presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko. Bjellorusia lëshoi alarm se në bordin e avionit Ryanair kishte lëndë shpërthyese, por qëllimi ishte kapja e gazetarit të dënuar me vdekje. Protasevich është një ish-redaktor i medias Nexta, e njohur për qëndrimet e tij kundër regjimit të Lukashenkos. I akuzuar për terrorizëm dhe nxitje të trazirave përgjatë vitit 2020, ai u dënua me vdekje. Arrestimi i tij ka nxitur shumë reagime të BE dhe SHBA.

Lajmi kryesor/ “Po përballem me dënim me vdekje!” Akuzohet për ekstremizëm, arrestimi i gazetarit nga Lukashenko ‘ngre në këmbë’ PERËNDIMIN: Akt terrorist, i sponsorizuar nga shteti, të nisin hetimet

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota alexander lukashenko arrestohet roman protasevich alexander lukashenko arrestohet roman protasevich

Sondazh

Poll

Bota 24 Maj 2021, 19:04

BJELLORUSI– Në një video të publikur pak minuta më parë në Twitter shihet për herë të parë pas arrestimin gazetari bjellorus Roman Protasevich.Sipas Hanna Liuba...

Bota 24 Maj 2021, 17:57

PALESTINË– Një postim në Twitter nga gazetarja palestineze e BBC, Tala Halawi është duke u hetuar nga transmetuesi pasi një pamje e ekranit të saj që...