Bota

Dialogu Kosovë-Serbi, Kurtit takon Haradinaj, Kreu i AAK-së: Duam përfshirjen e SHBA-ve. Nesër do të takohet me Abdixhikun

25 Maj 2021, 06:00 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi, Kurtit takon Haradinaj, Kreu i AAK-së: Duam

KOSOVË– Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbaruar. Çështja kryesore e takimit mes Kurtit dhe Haradinaj ishte dialogu Kosovw-Serbi.

Pas përfundit të takimit, Haradinaj në një deklaratë për mediat bëri me dije se i ka shprehur Kurtit, pakënaqësitë e tij në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi si dhe ka kërkuar që në procesin e dialogut të marrë pjesë edhe SHBA-ja. Ai ka thënë se të gjithë peshën e dialogut e ka emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, dhe se duhet që të ketë një emisar nga SHBA. Në lidhje me pjesën se Kosova duhet që ulet në mënyrë të barabartë me Serbinë, Haradinaj tha se kjo nuk mund të ndodhë, pasi Serbia fillimisht duhet që të spastrohet nga kriminelët.  

Nga ana tjetër në një deklaratë ka dalë edhe zyra e kryeministrit Kurti, e cila ka bërë një përmbledhje të asaj që u diskutua në takim, ku tha se Haradinaj kërkoi në përfshirjen e dialogut Kosovë-Serbi, SHBA-në, si dhe u shpreh i gatshëm që të diskutojë me qeverinë çdo çështje e rëndësishme për Kosovën.    

Ndërsa nesër, kryeministri do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në orën 11:00.

Ndërsa kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj është shprehur se nuk do të marrë pjesë në takim, edhe pse Kurti i ka bërë ftesë edhe atij. Prej ditësh, Kurti u ka dërguar nga një letër liderëve të partive parlamentare për t’u takuar dhe koordinuar për çështjet politike.

(I.A;f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti dialogu kosove-serbi kurti fton per bisedim liderat e opozites lumir abdixhiku ramush haradinaj albin kurti dialogu kosove-serbi kurti fton per bisedim liderat e opozites lumir abdixhiku ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Bota 24 Maj 2021, 19:04

BJELLORUSI– Në një video të publikur pak minuta më parë në Twitter shihet për herë të parë pas arrestimin gazetari bjellorus Roman Protasevich.Sipas Hanna Liuba...