OKB mbështet thirrjet për hetim ndërkombëtar ndaj veprimit të Bjellorusisë për arrestimin e gazetarit opozitar
24 Maj 2021, 19:34Nga DOSJA
GJENEVË– Sekretari i Përgjithshëm i KB António Guterres thotë se ai është “thellësisht i shqetësuar” nga përgjimi i avionit dhe arrestimi i gazetarit disident nga Bjellorusia.
“Sekretari i përgjithshëm mbështet thirrjet për një hetim të plotë, transparent dhe të pavarur mbi këtë incident shqetësues dhe i nxit të gjithë aktorët përkatës të bashkëpunojnë me një hetim të tillë,”– tha zëdhënësi i tij, Stéphane Dujarric në një deklaratë.
Sipas BBC, Bjellorusia ka sugjeruar, përmes ministrit të saj të jashtëm, që do të lejojë “specialistë ndërkombëtarë” të “hetojnë në mënyrë transparente këtë incident”.
Por, duke pasur parasysh ashpërsinë politike përreth këtij incidenti, ajo që Bjellorusia dhe vendet e Evropës Perëndimore mendojnë se është një hetim transparent mund të jetë shumë larg.
Dje, gazetari Roman Protasevich u arrestua në Minsk me urdhër të Presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko. Bjellorusia lëshoi alarm se në bordin e avionit Ryanair kishte lëndë shpërthyese, por qëllimi ishte kapja e gazetarit të dënuar me vdekje. Protasevich është një ish-redaktor i medias Nexta, e njohur për qëndrimet e tij kundër regjimit të Lukashenkos. I akuzuar për terrorizëm dhe nxitje të trazirave përgjatë vitit 2020, ai u dënua me vdekje. Arrestimi i tij ka nxitur shumë reagime të BE dhe SHBA.
BJELLORUSI– Roman Protasevich, gazetari i opozitës i cili u arrestua pasi fluturimi i tij u devijua në Bjellorusi, po mbahet në një qendër paraburgimi në kryeqy...
Këshilltarët e sigurimit kombëtar të SHBA dhe Rusisë zhvilluan të hënën bisedime për një gamë të gjerë çështjesh, që të dyja palët i përshkruan si një ha...
Bota24 Maj 2021, 19:04
BJELLORUSI– Në një video të publikur pak minuta më parë në Twitter shihet për herë të parë pas arrestimin gazetari bjellorus Roman Protasevich.Sipas Hanna Liuba...
SHBA- Në vitin 2008 një incident i rëndë tronditi qytetin e Detroitit në Miçigan, kur një burrë shqiptar vrau gruan e tij dhe pastaj kreu vetëvrasje. &Cc...
PRISHTINË– Djali i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila është sulmuar sot nga qentë endacakë. Ngjarja ka ndodhur në hyrjen e oborri...
GAZA– Zëdhënësi i Hamasit, Fawzi Barhoum mohoi se grupi i tij kishte ndonjë njohuri ose lidhje me devijimin e avionit të Ryanair në Bjellorusi, pasi autor...
BJELLORUSI– Bjellorusia pretendoi sot se ata kishin marrë një mesazh nga grupi militant palestinez Hamas që kërcënonte të hidhte në erë një fluturim të li...
BRUKSEL– Gjatë rrugës së saj për në samitin e Këshillit Europian në Bruksel, kancelarja gjermane, Angela Merkel bëri thirrje për sanksione të mëtejshme k...