Bota

Përfundon Samiti i Këshillit Europian, vendosen sanksione të rrepta për Bjellorusinë dhe kërkohet lirimi i menjëhershëm

24 Maj 2021, 20:32 Nga DOSJA
Përfundon Samiti i Këshillit Europian, vendosen sanksione të

BRUKSEL– Samiti i Jashtëzakonshëm në Bruksel ka përfunduar, me udhëheqësit e BE-së që vazhdojnë debatin mbi darkën pasi çështja e Bjellorusisë u diskutua gjatë.

Sipas tekstit të konkluzioneve, Këshilli Evropian dënoi me forcë uljen e detyruar të fluturimit RyanAir në Minsk, pasi rrezikonte sigurinë e pasagjerëve, si dhe ndalimin e Roman Protasevic nga autoritetet Bjelloruse.

Konkluzionet kryesore janë kërkesa për lirimin e menjëhershëm të Roman Protasevic, thirrja e një këshilli ICAO për të hetuar menjëherë incidentin e paparë në fluturimin RyanAir, ndërsa të gjitha linjat ajrore evropiane u kërkuan të shmangin hapësirën ajrore Bjelloruse.

Në të njëjtën kohë, Këshilli Evropian vendosi të ndalojë transportuesit bjellorusë të përdorin aeroportet evropiane dhe hapësirën ajrore të Bashkimit Evropian.

Dje, gazetari Roman Protasevich u arrestua në Minsk me urdhër të Presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko. Bjellorusia lëshoi alarm se në bordin e avionit Ryanair kishte lëndë shpërthyese, por qëllimi ishte kapja e gazetarit të dënuar me vdekje. Protasevich është një ish-redaktor i medias Nexta, e njohur për qëndrimet e tij kundër regjimit të Lukashenkos. I akuzuar për terrorizëm dhe nxitje të trazirave përgjatë vitit 2020, ai u dënua me vdekje. Arrestimi i tij ka nxitur shumë reagime të BE dhe SHBA.

Lajmi kryesor/ “Po përballem me dënim me vdekje!” Akuzohet për ekstremizëm, arrestimi i gazetarit nga Lukashenko ‘ngre në këmbë’ PERËNDIMIN: Akt terrorist, i sponsorizuar nga shteti, të nisin hetimet

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arrestohet roman protasevich bashkimi europian sanksionet ndaj bjellorusise arrestohet roman protasevich bashkimi europian sanksionet ndaj bjellorusise

Sondazh

Poll

Bota 24 Maj 2021, 19:04

BJELLORUSI– Në një video të publikur pak minuta më parë në Twitter shihet për herë të parë pas arrestimin gazetari bjellorus Roman Protasevich.Sipas Hanna Liuba...