Bota

‘Investova paratë e dasmës’, shefja e financës së Thodex hedh poshtë përfshirjen në mashtrim: Faruk Fatih Öz

24 Maj 2021, 20:47 Nga DOSJA
‘Investova paratë e dasmës’, shefja e financës

TURQI-Një nga bashkëpuntorët e bossit të kriptomonedhave Faruk Fatih Ozer, është vënë në pranga para disa ditësh.

Rana Azap ishte në krye të departamentit të financave të kompaninë Thodex të zotëruar nga Ozer.

Por sipas mediave turke, ajo ka mohuar përfshirjen në komplot dhe mashtrim, madje ajo dëshmoi se dhe vetë është një ndër 391 mijë viktimave të Ozer pasi dhe ajo kishte investuar para.

‘Unë dhe i fejuari im kemi investuar paratë e dasmës, Faruk më tha të mos shqetësohem se gjithçka do të shkojë mirë’- ka thënë Azap.

27-vjeçari Ozer është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon pasi rezulton i dyshuar për mashtrim në shtetin turk nëpërmjet valutës elektronike bitcoin që kap vlerën rreth 2 miliardë dollar. Por Ozer, nga ana e tij, mohoi akuzat në një deklaratë në Twitter. Ai tha se kompania ishte në shënjestër të një fushate shpifjesh.

Sipas tij, kompania pezulloi përkohësisht aktivitetin, pasi llogaritë treguan një aktivitet të pazakontë për shkak të një sulmi kibernetik. Policia shqiptare ka dhënë një shpërblim prej 50 mijë dollarësh, për të gjithë personat që japin informacion mbi vendodhjen e tij.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota faruk fatih ozer rana azap faruk fatih ozer rana azap

Sondazh

Poll

Bota 24 Maj 2021, 19:04

BJELLORUSI– Në një video të publikur pak minuta më parë në Twitter shihet për herë të parë pas arrestimin gazetari bjellorus Roman Protasevich.Sipas Hanna Liuba...