Përgatitje për takimin e nivelit të lartë Biden-Putin, siguria vjen e para…
Këshilltarët e sigurimit kombëtar të SHBA dhe Rusisë zhvilluan të hënën bisedime për një gamë të gjerë çështjesh, që të dyja palët i përshkruan si një hap i rëndësishëm në përgatitjen e një takimi të mundshëm midis Presidentit Joe Biden dhe Presidentit Vladimir Putin.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë Jake Sullivan dhe Sekretari i Këshillit rus të Sigurisë Nikollaj Patrushev diskutuan një sërë çështjesh në takimin e tyre në Gjenevë, duke u përqendruar te stabiliteti strategjik, sipas Shtëpisë së Bardhë dhe Këshillit Rus të Sigurisë, cituar nga agjencia e lajmeve TASS.
“Takimi ishte një hap i rëndësishëm në përgatitjen e një samiti të planifikuar SHBA-Rusi, data dhe vendndodhja e të cilit do të njoftohet më vonë,” tha Shtëpia e Bardhë.
“Palët shprehën besim se zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët mund të gjenden në një numër fushash,” tha ajo. Palët thanë se normalizimi i lidhjeve SHBA-Rusi do të ishte në interes të të dy vendeve.
Presidenti Biden tha këtë muaj se ai priste të takohej me zotin Putin së shpejti, duke shtuar se mosmarrëveshjet midis dy vendeve nuk kishin nevojë të zgjidheshin përpara një takimi të nivelit të lartë.
Administrata Biden do të donte të shtonte një samit me zotin Putinin në një vend të tretë kur presidenti amerikan të jetë në Evropë në mes të qershorit për takimin e Shtatëshes në Britani dhe bisedimet me aleatët e NATO-s në Bruksel.
Një gazetë zvicerane njoftoi të hënën se dy udhëheqësit do të takohen në Zvicër, duke cituar burime të paidentifikuara.
E përditshmja Tages-Anzeiger njoftoi se një mision amerikan tashmë ka mbërritur në Gjenevë për këtë qëllim. Vëzhguesit e avionëve raportuan në Twitter për një aeroplan të pazakontë amerikan transporti që ishte ulur të dielën në aeroportin e Gjenevës.
Marrë nga VOA
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
“Babai im, kishte abuzuar fizikisht dhe emocionalisht me nënën gjatë gjithë jetës”/ Rrëfimi i shqiptares në Amerikë,
SHBA- Në vitin 2008 një incident i rëndë tronditi qytetin e Detroitit në Miçigan, kur një burrë shqiptar vrau gruan e tij dhe pastaj kreu vetëvrasje. &Cc...
Devijimi i avionit në Bjellorusi një ‘taktikë e ulët’ për të vënë në pranga gazetarin opozitar
BJELLORUSI– Devijimi i aeroplanit të kompanisë Ryanair në Bjellorusi, i cili fluturonte drejt Lituanisë dhe çoi në arrestimin e një gazetari opozit...
Pamje të RËNDA/ Qeni i rrugës kafshon djalin e Mimoza Kusarit, deputetja ndan foto pa censurë
PRISHTINË– Djali i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila është sulmuar sot nga qentë endacakë. Ngjarja ka ndodhur në hyrjen e oborri...
Devijimi i fluturimit në Bjellorusi, Hamasi mohon të ketë kërcënuar me bombë avionin, Barhoum: Nuk kemi lidhje me ngjarjen
GAZA– Zëdhënësi i Hamasit, Fawzi Barhoum mohoi se grupi i tij kishte ndonjë njohuri ose lidhje me devijimin e avionit të Ryanair në Bjellorusi, pasi autor...
Kryeministri i Spanjës deklaron rritje të dhunës në familje pas pesë grave të vrara brenda një jave
SPANJË– Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka denoncuar si “të papranueshëm” një rritje të dhunës në familje në të cilën pesë gra u vr...
Arrestimi i gazetarit opozitar, Bjellorusia: Fluturimi u devijua pasi morëm një mesazh për praninë e një bombe nga Hamasi
BJELLORUSI– Bjellorusia pretendoi sot se ata kishin marrë një mesazh nga grupi militant palestinez Hamas që kërcënonte të hidhte në erë një fluturim të li...
Arrestimi i gazetarit, Merkel: Ngjarje e paprecedent dhe shpjegime absurde, të lirohet menjëherë
BRUKSEL– Gjatë rrugës së saj për në samitin e Këshillit Europian në Bruksel, kancelarja gjermane, Angela Merkel bëri thirrje për sanksione të mëtejshme k...
NATO fillon stërvitjen në Greqi, dy priftërinjt ortodoksë shkaktojnë reagime në Turqi
GREQI- Stërvitja ushtarake mes amerikanëve dhe grekëve në Kretë ka filluar duke shkaktuar dhe reagime me Turqinë. Mediat turke kanë publikuar foto nga stërvitja...