Politike

‘Nuk është antimiting, por dialog’, opozita publikon fotot e përgatitjeve për takimin e Ramës

15 Shkurt 2019, 16:58 Nga DOSJA
‘Nuk është antimiting, por dialog’, opozita publikon fotot

Një ditë para protestës së 16 shkurtit që do të zhvillohet para kryeministrisë, opozita ka publikuar disa mesazhe që tregojnë se kreu i shtetit Edi Rama do të mbajë një antimiting në Vlorë.

Sipas mesazhe të publikuara nga opozita nga grupet e PS-së në Durrës e Fier, është shpërndarë njoftimi për pjesëmarrjen në aktivitetin që do të zhvillohet me kryeministrin Edi Rama.

Madje një nga fotot e publikuara ishte shkrepur nga biseda e kreut të Bashkisë së Vlorës, Dritan Lelit dhe një person tjetër, ku edhe flisnin për trasportimin e njerëzve nga Fieri për takimin e Ramës.

X: Përshendetje kryetar sot kam lajmëruar të gjithë administratën e Bashkisë për të sjellë nga 5 persona dhe nga Bashkia do të vijnë 50 veta. Por duan mjet transporti si do ta bëjmë?

Leli: Po, pa merak. Dërgojmë një autobus. Vetëm kujdes se po na dalin shumë mesazhet. Respekte.

Më herët me anë të një postimi në Twitter, Rama ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për një antimiting por për dialog me qytetarët. (Lexo këtu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 shkurt dritan leli opozita protesta e opozites rama ne vlore 16 shkurt dritan leli opozita protesta e opozites rama ne vlore

Sondazh

Poll