Politike

Në garë për postin e Kryetarit të PD-së! Agron Shehaj PARALAJMËRON konferencë për median

24 Maj 2021, 11:15 Nga DOSJA
Në garë për postin e Kryetarit të PD-së! Agron Shehaj

TIRANË– Zgjedhjet në PD për kryetarin e partisë do të mbahen me 13 qershor dhe zyrtarisht në garë janë katër kandidatë. Lulzim Basha (kreu aktual), Fatbardh Kadalli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj. Këto emra u bënë të ditur ditën e djeshme, gjatë mbledhjes së zhvilluar nga Kryesia, aty ku u skualifikua Ibsen Elezi.

Ditën e sotme Agron Shehaj ka paralajmëruar një konferencë për mediat.

POSTIMI:

Nga sot do të nisë fushata elektorale e tyre për zgjedhjet që do të mbahen më 13 qershor brenda PD-së.

Por çfarë do të ndodhë në PD? Zgjedhjet do të zhvillohen më 13 qershor, më shumë se një muaj para afatit të parashikuar që ishte 22 korriku. Pritet që nesër Komisioni për Zgjedhjet i ngritur në PD të zyrtarizojë emrat. Me mbylljen e procesit të dorëzimit të kandidaturave, kandidatët do të nisin takime në 61 degët e PD për të prezantuar platformat e tyre.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agron shehaj gara per kreun e pd grupi per pd lulzim basha zgjedhje ne pd agron shehaj gara per kreun e pd grupi per pd lulzim basha zgjedhje ne pd

Sondazh

Poll