Politike

Mbyllet hetimi për Metën, Hyseni: Kemi grumbulluar CD, pamje filmike dhe përgjigje nga institucionet, do mblidhemi sërish ne

24 Maj 2021, 11:02 Nga DOSJA
Mbyllet hetimi për Metën, Hyseni: Kemi grumbulluar CD, pamje filmike

TIRANË– Kryetari i Komisionit Hetimor, i ngritur për hetimin dhe shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, Alket Hyseni ka mbyllur hetime për Kreun e Shtetit si dhe bashkë me anëtarët e tjerë vendosën që pas refuzimit të dytë, të mos e thërrasin më në seancë dëgjimore.

Përpara anëtarëve, Hyseni sqaroi se janë mbledhur prova nga takimet e Metës, CD, pamje filmike, të cilat do të administrohen dhe nesër do të bëhet gati raporti paraprak për shkarkimin e Metës.


“Për ne e rëndësishme është thellësia e hetimit. Do hedh për votim për propozimin për të mbyllur procedurën, hetimin, dakord të gjithë. Administrimi i provave, do ua lexoj provat dhe do shprehemi kemi provat me CD, pamjet filmike, oërgjigjet e institucioneve dhe takimet t Presidentit Meta, etj. Kush është dakort për administrimin e këtyre provave. Ok, jemi në rregull, miratohet. Këtë mbledhje e konsideroj të mbyllur, ju falenderoj të gjithëve për diskutimet e sotme, për seriozitetin tuaj. Kjo do të thotë që secili nga anëtarët kaë një volum dokuementesh për të vlerësuar. Secili ka të drejtë të shprehë mendimin e tij. Kemi dhe një tjetër mbledhje nesër. Pastaj kemi një mbledhje për raportin paraprak. Pastaj brenda afatit të vendosur ne duhet të përmbyllim raportin përfundimtar. Jemo dakort të gjithë. Këtë mbledhje e konsideroj të mbyllur. Mirë u takofshim nesër,”- tha Hyseni.

LAJM KRYESOR:Afati i fundit i Metës për tu ballafaquar! Mblidhet Komisioni Hetimor, Presidenti REFUZON për herë të dytë: Jeni ilegjitimë. Bushka tregon ‘muskujt’: Mund ta marrim dhe me forcë!

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike alket hyseni shkarkimi i metes 2 alket hyseni shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll